SHKODER- Prej kohësh është thënë se Qarku i Shkodrës është një prej qarqeve ku rreziku për trafikimin e qenieve njerëzore është i pranishëm. Vetëm pas një viti, nga krijimi i komitetit të anti-trafikimit të qenieve njerëzore, bëhen të ditura disa prej shifrave që janë raportuar gjatë punës njëvjeçare.

Ky komitetit u ngrit në fillimverën e vitit 2013 dhe që në qershor të atij viti nisi punën intensive. Pjesë e këtij komiteti të anti-trafikimit janë thuajse të gjitha institucionet rajonale, ku përfshihen prefektura, dy nënprefektura, Policia, Bashkia, Drejtoria Arsimore, etj.