Raporti/ 45 arsye pse përgjaken rrugët e Shqipërisë, roli i shtetit dhe i shoferëve në aksidente, 800 karburante të rrezikshme në anës rrugëve

Kontrolli i Lartë i Shtetit raport për sigurinë rrugore, hyrje-dalje dhe kryqëzime jashtë kushteve teknike, nuk ndërhyhet në pikat e zeza, sinjalistikë e gabuar, ekspertët e sigurisë hiqen nga puna, drejtuesit e mjeteve përgjegjës për shpejtësinë jashtë normave, përdorimin e alkoolit dhe parakalimet e gabuara

Ministria e Brendshme ka përgatitur një paketë ligjore, e cila parashikon përshkallëzimin e masave ndëshkimore për shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugët e Shqipërisë. Në relacionin shpjegues të projektligjit pranohet edhe dështimi i reformës së nisur në vitin 2011 për frenimin e aksidenteve, pasi nuk u zbatua plotësisht si në BE dhe SHBA. Ndërkaq, vetëm gjatë muajit shtator 2020, u shënua një numër rekord aksidentesh, konkretisht 626 aksidente, 10 më shumë se sa një vit më parë, ndërsa humbën jetën 23 qytetarë, u lënduan 275 të tjerë si dhe 164 rrezikuan të humbnin jetën.

Po pse në Shqipëri ndodhin kaq shumë aksidente? Përgjigjen e jep Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport për sigurinë rrugore. KLSH, pas një auditimi në Ministrinë e Infrastrukturës Autoritetin Rrugor Shqiptar, degët e ARSH, Drejtorinë Përgjithshme e Policisë Shtetit dhe Drejtoritë e Policisë në 12 qarqet e vendit, ka identifikuar 45 arsye kryesore për mungesën e sigurisë rrugore në Shqipëri. 38 shkaqe kanë të bëjnë me institucionet shtetërore përgjegjëse për sigurinë rrugore, ndërsa 7 për drejtuesit papërgjegjshëm të automjeteve, të cilët tejkalojnë shpejtësinë, drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, nuk vendosin rrip sigurimi, nuk respektojnë semaforin apo që bëjnë parakalime të gabuara.

Por, KLSH identifikon strukturat e shtetit si përgjegjës kryesor për aksidentet, duke konstatuar mungesë standardesh për sigurinë rrugore, mungesë identifikimi dhe trajtimi i pikave të zeza të aksidenteve, numër të madh të hyrje-daljeve në rrugët kombëtare, rreth 800 karburante janë  vendosur jashtë standardeve në rrugët kryesore, prania të ndërtimeve të shumta në afërsi të rrugëve, kryqëzime janë jashtë standardeve, pozicion gabim i shtyllave të ndriçimit, mospërputhje e sinjalizimit vertikal me horizontal dhe mangësi në sinjalizim.

Gjithashtu, KLSH ka konstatuar se legjislacioni i sigurisë rrugore nuk është përafruar plotësisht me legjislacionin e BE, ARRSH nuk ka patur një strukturë të veçantë që të përgjigjet për sigurinë rrugore, punonjësi që merren me sigurinë rrugore ndryshojnë herë pas here, ka mungesë të ekspertëve për sigurinë rrugore etj. Krahas konstatimeve, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka listuar katër grupe rekomandimesh për institucionet shtetërore për rritjen e sigurisë rrugore në Shqipëri.

45 arsyet sipas KLSH pse ndodhin kaq shumë aksidente rrugore në Shqipëri

1.            Nuk ka standarde të miratuara për sigurinë rrugore.

2.            Mungesa e një metode për identifikimin, analizimin dhe trajtimin e pozicioneve të pikave të zeza të rrezikshme në rrjetin rrugor.

3.            Mungesa e Bayy Passieve për shmangien nga qendrat e banuara.

4.            Numri i madh i hyrje-daljeve në rrugët kombëtare.

5.            Hyrje-dalje jashtë kushteve teknike për subjekte që ushtrojnë veprimtarinë përgjatë rrugës.

6.            Prania e ndërtimeve të shumta në afërsi të rrugëve.

7.            Numër shumë të madh karburantesh.

8.            90 % e rreth 900 pikave karburanti në rrugë kryesore janë nuk kanë realizuar sipas standardeve të projektimit.

9.            Kryqëzimet janë jashtë standardeve të projektimit.

10.          Kalimet nëntokësore dhe mbikalimet janë ndërtuat në kundërshtim me Kodin Rrugor.

11.          Vendosja e barrierave metalike të sigurisë rrugore është zbatuar jo në kushtet e standardëve të instalimit të tyre.

12.          Nuk zbatohet distanca e barrierave metalike nga pengesat e mundshme në rruge

13.          Mungesë e retroreflektimit të mjaftueshëm gjatë natës.

14.          Pozicionim gabim i shtyllave të ndriçimit si në trafik ndarës ashtu dhe në pjesët anësore.

15.          Dëmtimet e trarëve të mbikalimeve nga mjetet me ngarkesë jashtë normër.

16.          Mungesë sinjalistike dhe pozicione gabim.

17.          Fushë pamje të kufizuar nga objekte dhe bimësia e rrugës.

18.          Mospërputhje e sinjalizimit vertikal me horizontal.

19.          Nuk ka institucione shtetërore të ngarkuar me auditimin e sinjalistikave vertikale dhe  horizontale.

20.          Kantiere të cilat janë ndërprerë dhe janë rivënë në punë për mungesë fondesh.

21.          Legjislacioni i sigurisë rrugore nuk është përafruar plotësisht me legjislacionin e BE.

22.          Klasifikimin dhe numërimi i rrjetit rrugor është s i vjetër dhe i pa përditësuar.

23.          Klasifikimi i rrjetit rrugor me (km) sipas karakteristikave të tyre është shumë i vjetër.

24.          ARRSH nuk ka patur një strukturë të veçantë që të përgjigjet për sigurinë rrugore.

25.          Të gjithë punonjësit që merreshin me sigurinë rrugore në ARRSH janë ndryshuar.

26.          Ka mungesë të ekspertëve për sigurinë rrugore.

27.          Grupet e ekspertëve lokal nuk mblidhen në nivel prefekture.

28.          Sistemi i rrugëve vuan nga mungesa e financimit të qëndrueshëm.

29.          Sistemi i rrugëve vuan nga mungesa e ndërhyrjeve me përparësi.

30.          Nuk ka buxhet të ndarë për sigurinë rrugore.

31.          Mangësi të fondeve për mirëmbajtjen e akseve rrugore nacionale dytësore.

32.          Shërbimi i policisë rrugore ka edhe detyra administrative të cilat kërkojnë më shumë vëmendje.

33.          Shërbimi i policisë rrugore ka mangësi me burimet logjistike, mjete dhe pajisje bashkëkohore për monitorimin e zbatimit të ligjit.

34.          Nuk ka të dhëna se për lejet e pezulluara të drejtuesve të mjeteve që janë përsëritës të shkeljeve ligjore.

35.          Drejtoria e Përgjithshme Policisë dhe Drejtoritë e saj nuk kanë kryer studime për pikat e zeza të ndodhjes së aksidenteve rrugore në autostradë, rrugët interurbane kryesore dhe dytësore.

36.          Drejtoria e Përgjithshme Policisë dhe Drejtoritë e saj nuk kanë kryer studime për gjendjen e sinjalistikës rrugore.

37.          Nuk ka bashkëpunim me drejtoritë arsimore dhe drejtuesit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme për edukimin e nxënësve me rregullat e qarkullimit rrugor.

38.          Nuk ka bashkëpunim me entet pronarë të rrugëve për përmirësimet e nevojshme të sinjalistikës rrugore dhe infrastrukturës rrugore.

39.          Tejkalim i normave të shpejtësisë.

40.          Drejtim i mjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe lëndëve psikotrope.

41.          Drejtim i mjetit të pa pajisur me leje drejtimi.

42.          Mos vendosje e rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e ciklomotorëve

43.          dhe motoçiklistët.

44.          Ndërrimi i korsive dhe “injorimi i tjetrit në trafik”.

45.          Mosrespektim i dritës së kuqe të semaforit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik