Raporti/ Banka Botërore: Tërmeti e pandemia rritën me 1% varfërinë në Shqipëri

Banka Botërore vëren se tërmeti dhe pandemia kanë rritur me 1% varfërinë në Shqipëri përgjatë vitit 2020. Në total sipas saj janë shtuar 28 mijë të varfër të rinj.

33% e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak se 5.5 dollar në ditë, thotë në raportin e fundit Banka Botërore. Kjo pjesë e popullsisë klasifikohet si kategoria e varfër e vendit.

“Rreth një e treta e njerëzve të saj jetojnë me më pak se 5.5 dollarë amerikanë në ditë. Papunësia është strukturalisht e lartë në vend, duke qëndruar pezull rreth 12% dhe kjo shifër është dy herë më e madhe tek grupmosha 15–24 vjeç”, thuhet në raport.

Ekspertët e bankës kanë vlerësuar se nga viti 2014-2019 varfëria në Shqipëri ka pësuar rënie me 1% çdo vit, por ky trend u stopua nga tërmeti i nëntorit të 2019 dhe pandemia COVID-19.

“Tronditja e dyfishtë e tërmetit me madhësi 6.3 Rihter që goditi vendin në Nëntor të vitit 2019, pasuar nga COVID-19, fshiu përparimin e mëparshëm mbi zvogëlimin e varfërisë”, vijon më tej raporti.

Për këto dy shkaqe Banka Botërore parashikon që varfëria në vitin 2020 në vend është rritur me 1%, dhe kësaj shtrese të shoqërisë sipas saj i janë shtuar edhe 28,000 të varfër të rinj, ndërsa në skenarin më të keq janë shtuar  112 mijë të varfër të rinj. Ndërkohë Serbia është shteti që vlerësohet se ka pasur rritjen më të ulët ë varfërisë dhe niveli e kësaj shtrese atje vlerësohet në 17.4%.

Nga ana tjetër Kosova thuhet se është goditur më shumë nga pandemia, pasi varfëria atje vlerësohet se është rritur me 4-5%, dhe shtresës së varfër i janë shtuar 70-90 mijë të varfër të rinj, e ndikuar më shumë nga humbjet e mëdha të punës tek shërbimet dhe industria.

Edhe në Malin e Zi varfëria ka arritur në 20% nga 14.5 që ishte përpara fillimit të pandemisë.  Ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë shtuar 25-92 mijë të varfër sipas parashikimeve optimiste dhe konservatore.

SHIFRAT E RAPORTIT

Kosovë  70-90 mijë të varfër të rinj

Mali i Zi  Nga 14.5% në 20% popullsi e varfër

Serbi varfëria 17.4%

Bosnje-Hercegovinë 16%

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet