Raporti: Dënimi për shpifje, pa
burg që nga 2012 në Shqipëri

Raporti: Dënimi për shpifje, pa<br />burg që nga 2012 në Shqipëri
Organizata “Reporterët pa kufij” i radhitën Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve me përparim të lehtë, në një kohë kur po konstatohet rënie e lirisë së medias në botë, madje edhe në vende me demokraci të konsoliduar. Shqipëria është ngjitur në vendin e 76 nga 180 shtete, me një përmirësim prej 6 vendesh krahasuar me vitin që shkoi, kur rreshtohej e 82-ta.

“Ka vend edhe për më mirë”, sipas raportit, që citon këtu përfundimin e Komisionit Europian në vitin 2015. Ai del në përfundimin se lipset një implementim më i mirë i legjislacionit që garanton lirinë e shprehjes.

Në dokument kujtohet se, prej vitit 2012, shpifja është dënuar me gjoba dhe jo me burg. “Por, pavarësisht ligjeve të informacionit të miratuara që në vitin 1999 e vitin 2014, qasja ndaj informacioneve shtetërore vazhdon të jetë e limituar dhe autoritetit rregullator i medias, AMA është e politizuar”, thuhet në pjesën e dokumentit kushtuar Shqipërisë.

raporti per median

Në përgjithësi, “Reporterët pa kufij” vlerësojnë se në botë ka rënie të thellë dhe shqetësuese të lirisë së medias. Aty sqarohet se, me uljen e shkallës së demokracisë, retorikën helmuese, ndikimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta politike, si dhe shtimin e udhëheqësve autoritarë në botë po rritet numri i vendeve, ku liria e shtypit është më e kërcënuar se kurrë.

Nga vendet e rajonit, në pozicion më të mirë qëndron Bosnje-Hercegovina, e radhitur në vendin e 65-të, e pasuar nga Serbia në vendin e 66, Kroacia në vendin e 74-t dhe Mali i Zi në vendin e 106.

Në pozitën më të rëndë është Maqedonia, e cila renditet në vendin e 111. Kroacia është vendi me përkeqësimin më të madh, duke humbur 11 vende nga raporti i vjetshëm, duke u renditur sivjet në vendin e 74-t.

Organizata “Reporterët pa kufij” kritikon faktin që qeveria kroate hoqi nga puna vitin e kaluar drejtorin e Përgjithshëm të televizionit publik “HRT”, duke e zëvendësuar atë me një proqeveritar.

Megjithatë, në grafikën globale të lirisë së shtypit, shtetet e Ballkanit janë të ngjyrosura me portokalli, ngjyrë që tregon se kanë probleme të ndjeshme me lirinë e medias.

Ndërsa vendet që kanë një gjendje të kënaqshme të lirisë së shtypit janë të ngjyrosura me të verdhë, kurse vendet që kryesojnë renditjen janë të zbardhura.

Në përgjithësi, retorika armiqësore kundër medias e politikanëve udhëheqës, ligjet më të ashpra, por edhe influenca e politikës edhe në vendet demokratike, kanë sjellë përkeqësimin e gjendjes së mediave në të gjithë botën, sipas ekspertëve ndërkombëtarë që kanë bërë vlerësimin e situatës së sektorit në botën mbarë.

KE
*)  Ky shkrim është përgatitur në bashkëpunim me Osservatorio Balcani e Caucaso për Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e shkrimit është përgjegjësi vetëm e Shqiptarja.com dhe nuk mund të pretendohet në asnjë mënyrë se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian

Rama përshëndet vlerësimin e Shqipërisë
Në një postim në Facebook, ka reaguar për vlerësimin mbi lirinë e shtypit në Shqipëri dhe në botë edhe kryeministri Edi Rama.

Ai shkruan sa më poshtë: “Kush gënjen? Në raportin e sapopublikuar për gjendjen e Lirisë së Medias në botë “Reporterët pa kufij” vlerësojnë pozitivisht Shqipërinë duke e pozicionuar 6 vende më lart se një vit më parë.

“Reporterët pa kufij” vlerëson se në botë është shënuar një "rënie e thellë dhe shqetësuese" e lirisë së medias.

Organizata vlerëson se me rënien e shkallës së demokracisë, retorikën helmuese, ndikimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta politike dhe shtimin e udhëheqësve autoritarë në botë, po rritet numri i vendeve ku liria e medias është më e kërcënuar se kurrë.

Por përballë kësaj situate ndërkombëtare, “Reporterët pa kufij” e radhitën këtë vit Shqipërinë në vendin e 76, ndryshe nga një vit më parë kur ishte në vendin e 82-të. Shqipëria përparuar në renditje me 6 pozicione, së bashku me Kosovën e cila radhitet e 82-ta, ndryshe nga një vit më parë kur ishte radhitur në vendin e 90-të

Nga vendet e rajonit, më mirë qëndron Bosnja dhe Hercegovina që është radhitur në vendin e 65-të, e pasuar nga Serbia në vendin e 66-të, Kroacia në vendin e 74-të dhe Mali i Zi në vendin e 106-të. Në pozitën më të rëndë është Maqedonia që është radhitur në vendin e 111-të”.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)