Raporti/ Dieta, sa ndikon në
zhvillimin e shëndetit tek të rinjtë

Raporti/ Dieta, sa ndikon në<br />zhvillimin e shëndetit tek të rinjtë
Një raport i Institutit të Shëndeti Publik ka zbuluar disa nga mwnyrat se si ndjehen nxënësit që mbajnë dietë apo mënyrat që ndjekin ata për të rëna nga pasha. Mbajtja e dietës dhe sjelljet që kontrollojnë peshën janë të zakonshme mes adoleshentëve.

Vajzat përpiqen më shumë për të rënë në peshë krahasuar me djemtë, të cilët kanë më shumë gjasa të angazhohen në sjellje të rrezikshme që kontrollojnë peshën. Shqetësimet e adoleshentëve për imazhin e tyre trupor ndikohen nga mediat dhe bashkëmoshatarët, duke rezultuar në rritje të presionit për vajzat që të jenë të holla dhe djemtë me muskuj. Prandaj vajzat kanë tendencë të mbajnë dietë, ndërsa djemtë kanë më shumë gjasa të stërviten për të arritur trupin e tyre të dëshiruar në formë dhe madhësi.

Vetë perceptimi i mbipeshës është një faktor i rëndësishëm që çon në përpjekjet për të humbur në peshë, duke theksuar kështu rëndësinë për të promovuar një imazh të shëndetshëm të trupit. Nga ana tjetër, pakënaqësia ndaj imazhit trupor lidhet me disa sjellje të rrezikshme të kontrollit të peshës, të tilla si konsumi i sasive të mëdha të ushqimit tek djemtë.

Sjelljet për reduktimin e peshës tek nxënësit që nuk janë mbipeshë lidhen gjithashtu, me rrezik të konsiderueshëm për shëndetin fizik dhe mirëqenien emocionale. Për këtë arsye, promovimi i qasjeve të sigurta dhe të ndjeshme në menaxhimin e peshës është mjaft i rëndësishëm për mirëqenien e të rinjve.

Imazhi
Imazhi trupor përfshin vetëperceptimin e të rinjve lidhur me trupin e tyre dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vetëvlerësimit, sikurse influencon sjelljet që lidhen me zakonet e të ngrënit dhe aktivitetin fizik. Indeksi i masës Trupore, llogaritet duke përdorur madhësitë e peshës dhe të gjatësisë.

Për llogaritjen e tij, në moshën fëminore përdoren kurbat e rritjes sipas OBSH-së. Epidemia e obezitetit është një dukuri mbarëbotërore. Kështu, parandalimi i mbipeshës dhe obezitetit në Shqipëri është adresuar në Planin Kombëtar të Veprimit për Ushqimin dhe Ushqyerjen, i cili planifikon një sërë ndërhyrjesh në nivel lokal dhe kombëtar, për përmbushjen e këtij objektivi nën optikën e një përqasjeje të integruar për reduktimin e faktorëve të riskut, të lidhur me sëmundjet kronike, ku bën pjesë edhe obeziteti.

Pesha e perceptuar jo gjithmonë pasqyron gjendjen aktuale të peshës bazuar në IMT- në. Te adoleshentët është më i zakonshëm nënvlerësimi i peshës trupore sesa mbivlerësimi i saj. Prevalenca e nënvlerësimit të peshës trupore është më e madhe te djemtë dhe minoritetet etnike. Midis IMT dhe pakënaqësisë ndaj imazhit trupor është gjetur një lidhje pozitive. Kështu, pakënaqësia ndaj imazhit trupor është më e lartë dhe më e zakonshme te vajzat sesa djemtë, midis adoleshentëve mbipeshë sesa ata me peshë normale dhe midis atyre që janë më të rritur në mosh.

Në shoqëritë përendimore është shumë e zakonshme dëshira për të patur një trup të hollë, veçanërisht te vajzat. Kjo dukuri bën që shumë vajza me peshë normale ta perceptojnë veten mbipeshë. Nivelet e larta të pakënaqësisë ndaj imazhit trupor janë parashikues të një perceptimi negativ të shëndetit, çrregullimeve të ngrënies, dhe gjendjeve depresive. Nga ana tjetër, ndikimi i mediave rrit rëndësinë e pamjes fizike. Megjithatë, rritja e komunikimit me prindërit kontribuon në uljen e nivelit të pakënaqësisë ndaj imazhit trupor.

Pesha
Për vlerësimin e sjelljeve që kontrollojnë peshën trupore, nxënësit u pyetën nëse ishin në dietë apo duke bërë ndonjë gjë tjetër për të rënë në peshë. Në total, 6.7% e nxënësve raportuan se ishin në dietë. Nga këta, vajzat kishin më shumë gjasa të ishin me dietë krahasuar me djemtë (7.9% vs.5.6%), ose të mendonin se duhej të fillonin të mbanin dietë për të rënë në peshë (16.7% vs. 9.7%) (grafiku 12). Nevoja për të mbajtur dietë rritej me rritjen e moshës së nxënësve.

Lidhur me vetëperceptimin e imazhit trupor, 2.6% e nxënësve mendojnë se trupi i tyre është shumë i shëndoshë dhe 2% mendojnë se trupi i tyre është shumë i dobët. Megjithatë, ka evidencë të një ndryshimi statistikisht sinjifikativ në nivelin e perceptimit jo të mirë të imazhit trupor mes djemve dhe vajzave. Kështu, proporcioni i vajzave që kanë vetëperceptim negativ për peshën e tyre dhe/ose mbajnë dietë është më i lartë në krahasim me meshkujt.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)     

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane