Sipas Organizatës Botërore të Shëndetsisë pas viti 2010, tre faktorët e rrezikut që ishin përgjegjës për pjesën dërrmuese të barrës së sëmundjeve në Shqipëri janë rreziqet e lidhura me dietën ushqimore, tensioni i lartë i gjakut dhe duhanpirja. Prandaj, është e nevojshme për vendin tonë që t’i kushtohet rëndësi e veçantë rreziqeve të lidhura me dietën ushqimore.
Studimi ka përdorur një listë të gjerë të rreziqeve të lidhura me dietën ushqimore që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve kronike, duke përfshirë frutat, perimet, drithërat e plota, mishin e kuq, mishin e përpunuar, arrat/farat, omega-3 të prodhimeve të detit, acideve yndyrore trans, dhe acideve yndyrore të pangopura. Përcaktimi i sasisë së efektit, dhe sidomos i vlerësimit të dietës në kontekstin e Shqipërisë, mbart sidoqoftë një pasiguri të konsiderueshme. Prandaj, vlerësimet e raportit për barrën e sëmundjeve që i atribuohet rreziqeve të dietës duhet të interpretohen me kujdes.
Niveli i përgjithshëm i vdekshmërisë që i atribuohet rreziqeve të dietës në Shqipëri u rrit nga rreth 144 në 271 vdekje për 100,000 banorë. Në vitin 2013, rreziqet e dietës ishin përgjegjëse për 38.3% të nivelit total të vdekshmërisë, duke përbërë faktorin e parë të rrezikut në Shqipëri (i dyti ishte hipertensioni, përgjegjës për 34.5% të vdekshmërisë së përgjithshme, i ndjekur nga duhanpirja, përgjegjëse për 21.8% të vdekshmërisë së përgjithshme).
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com