/ATSH/- 16 bankat tregtare në vendin tonë e kanë kaluar test stresin (i cili mat se si do të reagonin bankat ndaj skenarëve të ndryshëm ekonomikë), ndërsa niveli i kredive me probleme pritet të shënojë rënie.
Ekspertët e Bankës së Shqipërisë u shprehën të enjten gjatë prezantimit të Raportit të Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dyte të vitit 2014 se sistemi financiar në vend vijon të jetë i qëndrueshëm dhe likuid.
Sipas tyre, në fund të shkurtit 2015, niveli i kredive me probleme zbriti lehtë në 22.5% nga 22.8% që ishte në dhjetor. Ndërsa rreziqet nga normat e interesit dhe likuiditetit janë të ulëta.
Në të njëjtën linjë janë edhe zhvillimet në eurozonë, theksuan ekspertët e Bankës së Shqipërisë, të cilët nenevizuan se "eurozona tashme reflekton një rrezik të moderuar, qe pritet te reflektohet edhe ne ekonomine tone" .
/Shqiptarja.com