Kjo shifër i referohet datës 3 mars, ndërkohë që sipas verifikimeve të bëra nga eksperti Malko në 3 shkurt ky numër ka qenë më i lartë, 4804 rekorde të dubluara. Sipas tij janë dhe 207 dublime të pastruara nga Zyra e Gjendjes Civile.
Sipas Malkut janë dhe 472 rekorde, të cilat sipas tij nuk janë dublime nga Zyra e Gjendjes Civile. Në raportin e tij nuk jepet shifra sesa persona janë të regjistruar pa adresë. Gjithashtu 694 persona rezultojnë se kanë aplikuar për kartë identiteti.
Ky raport pritet që të shqyrtohet në mbledhjen e radhës së KQZ, pas shtyrjes së mbledhjes së djeshme. Pas më shumë se 4 orë debate, anëtarët me konsensus shtynë mbledhjen, ku më parë u rrëzua dhe propozimi i nënkryetarit të KQZ, Denar Biba lidhur me kërkesën që mund të paraqesin dy anëtarë të këtij institucioni për thirrjen e një mbledhjeje.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)