Sipas një draft-raporti, të publikuar pak ditë më parë nga Avokati i Popullit, për gjakmarrjen, në vendin tonë ishin 67 familje të ngujuar gjithsej aktualisht, nga këto 39 në Shkodër dhe 1 në Tiranë. Ndërsa pjesa më e madhe të vrarëve këto 22 vitet e fundit për gjakmarrje kishin ndodhur në Tiranë, 23.6 %.
Kjo pasi ata ishin strehuar në kryeqytet për tu fshehur nga gjakësi. Ndërsa në Shkodra kishin ndodhur 17.6 % e vrasjeve. Po sipas raporti të Avokati të Popullit gjashtë mijë persona kanë humbur jetën në vendin tonë si shkak i gjakmarrjes në 22 vitet e fundit.
Vrasjet për gjakmarrje zënë 5.9 % të numrit të përgjithshëm të viktimave të evidentuara nga ana e Policisë së shtetit, por kjo shifër mund të jetë më e lartë për shkak dhe të cilësimeve të ndryshme të vrasjeve dhe në rastet e vrasjeve për gjakmarrje ose hakmarrje.
Ndërsa përqindja me e madhe e të vrave ishte nga mosha 21-deri në 37 vjeç, ku zini 47 % të të vrarëve. “Vrasjet nga mosha 21-37 vjeç zënë 47% të të vrarëve për shkaqe gjakmarrje apo hakmarrje. Vrasjet nga mosha 38 - 42 vjeç zënë 30 % të të vrarëve për shkaqe gjakmarrje apo hakmarrje” shkruan raporti.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 09.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com