KOSOVE- Sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon i konsideron të pajustifikueshme arrestimet e fundit në Kosovë dhe Serbi, ndërsa retorika luftëdashëse do të cojë në tensione të mëtejshme dhë në dhunë. Kjo nënvizohet në raportin për situatën në Kosovë, i cili do të shqyrtohet të hënën në Këshillin e Sigurimit.
"Hapësira për dialog në muajt e ardhshëm mund të ngushtohet në qoftë se nuk ruhet paqja dhe nëse përgjigjet e publikut për incidentet dhe provokimet janë të pamatura. Arrestimet e pajustifikuara, pasiviteti ndaj jo tolerancës dhe retorika luftëdashëse pashmangshmërisht çojnë në tensione të mëtejshme dhe në dhunë", tha Sekretari i Përgjithshëm i cili ka ftuar liderët e të dy palëve që me fjalë dhe vepra të dëshmojnë lidershipin në mënyrën që redukton tensionet dhe promovon atmosferën e favorshme për dialog.
"Unë shpresoj se rrjedha pozitive e dialogut, përparimi drejt integrimeve evropiane dhe normalizimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojnë të forcohen dhe se tensionet dhe konfliktet të reduktohen gradualisht"- theksohet në raportin që përfshin periudhën nga prej 16 janarit deri më 15 prill të këtij viti.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com