TIRANË – Shqipëria është një prej vendeve me progresin më të rëndësishme në luftën kundër pastrimit të parave. E renditur në raportin e Institutit të Bazelit për Qeverisje e 128 nga 164 vende sa i përket rrezikut të lartë për pastrimin e parave, duke lënë pas 127 vende të tjera, përfshirë edhe vende të Bashkimit Evropian si Gjermania, Italia, Holanda, Hungaria, Kroacia, Bullgaria, Rumania apo edhe vende të tjera SHBA, Kanada, Japoni etj.
Nëse renditja do të fillonte nga vendi me rrezikun më të ulët, pra nga vendi me performacën më të mirë, Shqipëria do të ishte e 37 në botë me një indeks rrezikshmërie 4.35, me një rënie domethënëse për disa vite radhazi. Vitin e kaluar Shqipëria renditej e 60 në botë, pra një përmirësim me 23 vende.
Raporti i Institutit të Bazelit për Qeverisje, një institucion me kredibilitet të lartë, paraqet një vlerësim të rreziqeve globale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke u bazuar në të dhënat nga 17 burime të disponueshme publikisht si Grupi i Posaçëm i Veprimit Financiar, Organizata Transparency International, Banka Botërore dhe Forumi Ekonomik Botëror e të tjera.
Indeksi bazohet në një metodologji të përbërë, me 18 tregues të kategorizuar në pesë fusha në përputhje me pesë faktorët kryesorë që konsiderohen se kontribuojnë në një risk të lartë të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit si cilësia e kuadrit ligjor, Ryshfeti dhe Korrupsioni, transparenca dhe Standardet Financiare, Transparenca dhe Përgjegjësia Publike si dhe Risqet Ligjore dhe Politike.
Përmirësimi i ndjeshëm i Shqipërisë lidhet kryesisht me një përmirësim të kuadrit ligjor viteve të fundit dhe luftës kundër pastrimit të parave që solli edhe nëntorin e vitit 2023 vendimin marrë nga MONEYVAL për të nxjerrë vendin nga lista gri e pastrimit të parave.
Në grafikun më poshtë mund të shihni progresin e Shqipërisë në këtë fushë. Grafiku tregon një përmirësim të dukshëm vit pas viti, duke theksuar angazhimin e qeverisë për të adresuar kërcënimet globale dhe për të rritur besimin e partnerëve ndërkombëtarë në sektorin financiar të vendit.
Kliko këtu për dokumentin e plotë
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
82.6%
-
Të gabuar
12.9%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 947
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pastronin para nga Spanja përmes kompanive fiktive në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim 1 shqiptare dhe tre të huajt
25 Korrik, 10:17
-
Raporti i SPAK, krimi ‘sofistikon’ pastrimin e parave, jo vetëm në ndërtim e prona por edhe në bizhuteri e makina luksoze! Harta, qytetet më të prekura
14 Prill, 16:26
-
Shqipëria jashtë listës gri të pastrimit të parave, NAREA: Inkurajuesem, sjell qëndrueshmëri në tregun e pasurive të paluajtshme
30 Tetor 2023, 16:49
-
Pastrimi i parave, ‘Moneyval’ nis procedurat për heqjen e Shqipërisë nga lista gri! Debat te ‘Ligjet’, rrëzohet iniciativa ligjore e Tabakut! Mazhoranca: Ta luftojmë fenomenin, por duhet koordinim
5 Korrik 2023, 11:32
-
Pastrimi i parave nga Drejtoria e Pastrimit, në Agjenci të Inteligjencës! Xhoxhi: Rrisim pagat, të ngjashme me Byronë e Hetimit
6 Mars 2023, 20:53
-
Drejtuesi i prokurorisë së Romës: Krimi i organizuar shkakton dëme ekonomike, ja sesi një person me para të pista dëmton konkurrencën në tregun e lirë
8 Nëntor 2022, 10:58
-
Basha 2 orë në SPAK, i jep llogari prokurorëve belgë për 'Toyota Yaris': Çështja s'është mbyllur, i qëndroj çdo deklarate! Cili është burimi i informacionit? Nuk dekonspiroj
10 Shkurt 2022, 11:21
-
Pastrimi i parave/ Në SHBA do të kërkohet më shumë transparencë mbi pronat që blihen me para në dorë
6 Dhjetor 2021, 15:52
-
Kuvend/Basha: Për 3 vjet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro, SPAK të ndjekë paratë! Balla: Kallëzo Berishën për 'Toyota Yaris'
2 Dhjetor 2021, 12:54
-
Në 2020 u bllokuan 7 biznese për pastrim parash, PD: 60% të vlerës së ndërtimeve e zënë paratë e pista
26 Nëntor 2021, 19:33
-
‘Ndërtimi, sektor vulnerabël për pastrimin e parave’, drejtori DPPPP, Koçi: Bëhen transaksione marramendëse! Braçe e pyet: Si ndahet 'torta' mes deputetëve e ministrave
24 Nëntor 2021, 19:30
-
Ndryshime në ligjin e ‘Pastrimit të parave’, përveç politikanëve e gjyqtarëve, qeveria përcakon se kush janë edhe familjarët e tyre që do deklarojnë pasuritë
23 Shtator 2021, 18:40