Raporti i Bazelit: Shqipëria progres në luftën kundër pastrimit të parave! Renditet e 37 në botë

TIRANË – Shqipëria është një prej vendeve me progresin më të rëndësishme në luftën kundër pastrimit të parave. E renditur në raportin e Institutit të Bazelit për Qeverisje e 128 nga 164 vende sa i përket rrezikut të lartë për pastrimin e parave, duke lënë pas 127 vende të tjera, përfshirë edhe vende të Bashkimit Evropian si Gjermania, Italia, Holanda, Hungaria, Kroacia, Bullgaria, Rumania apo edhe vende të tjera SHBA, Kanada, Japoni etj.

Nëse renditja do të fillonte nga vendi me rrezikun më të ulët, pra nga vendi me performacën më të mirë, Shqipëria do të ishte e 37 në botë me një indeks rrezikshmërie 4.35, me një rënie domethënëse për disa vite radhazi. Vitin e kaluar Shqipëria renditej e 60 në botë, pra një përmirësim me 23 vende.

Raporti i Institutit të Bazelit për Qeverisje, një institucion me kredibilitet të lartë, paraqet një vlerësim të rreziqeve globale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke u bazuar në të dhënat nga 17 burime të disponueshme publikisht si Grupi i Posaçëm i Veprimit Financiar, Organizata Transparency International, Banka Botërore dhe Forumi Ekonomik Botëror e të tjera.

Indeksi bazohet në një metodologji të përbërë, me 18 tregues të kategorizuar në pesë fusha në përputhje me pesë faktorët kryesorë që konsiderohen se kontribuojnë në një risk të lartë të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit si cilësia e kuadrit ligjor, Ryshfeti dhe Korrupsioni, transparenca dhe Standardet Financiare, Transparenca dhe Përgjegjësia Publike si dhe Risqet Ligjore dhe Politike.

Përmirësimi i ndjeshëm i Shqipërisë lidhet kryesisht me një përmirësim të kuadrit ligjor viteve të fundit dhe luftës kundër pastrimit të parave që solli edhe nëntorin e vitit 2023 vendimin marrë nga MONEYVAL për të nxjerrë vendin nga lista gri e pastrimit të parave.

Në grafikun më poshtë mund të shihni progresin e Shqipërisë në këtë fushë. Grafiku tregon një përmirësim të dukshëm vit pas viti, duke theksuar angazhimin e qeverisë për të adresuar kërcënimet globale dhe për të rritur besimin e partnerëve ndërkombëtarë në sektorin financiar të vendit.

Kliko këtu për dokumentin e plotë

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve