Raporti i BERZH, Shqipëria me normën më të lartë të rritjes ekonomike në rajon! Sejko: Të përgatitemi për ndryshimet klimatike

TIRANË- Në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH për vitet 2023-2024, Kreu i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko vlerësoi ecurinë e ekonomisë shqiptare në vitet e fundit.

“Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë në 4 goditjet e forta të katër viteve të fundi. Inflacioni në rënie, tregjet financiare stabël, rritja e pagave ka përmirësuar ekonomitë familjare. Shqipëria ka një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike, normën më të ulët të inflacionit...”

Një prej temave më të rëndësishme të parashtruara në Raportin e Tranzicionit ishin ndryshime klimaterike dhe rreziku që ato sjellin në ekonomi. Për këtë Guvernatori Sejko evidentoi se Indeksi Global i Përshtatjes, i matur nga Universiteti i Notre Dame, e rendit Shqipërinë mes vendeve vulnerabil.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm se ndryshimet klimatike do të kenë implikime të gjera për ekonominë, sistemin financiar dhe shoqërinë në përgjithësi. Për këtë arsye, autoritetet publike duhet të angazhohen në plane e strategji konkrete për të minimizuar ndikimin e tyre dhe për të arritur një zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm”, tha Sejko.

Për Ekaterina Solovova, drejtuese e BERZH në Shqipëri, viti 2023 ishte shumë i frytshëm në Shqipëri.

“Në Shqipëri ne patëm një tjetër vit të fortë me 146 milionë euro financim të ri përmes 23 projekteve, me një përqendrim të fortë në sektorin privat, biznes, turizëm dhe energjinë e rinovueshme”.

Në raportin e tranzicionit, BERZH vlerëson ecurinë e ekonomisë shqiptare, me rikuperim të shpejtë pas krizës, me një rritje të eksporteve, ndërsa për vitin e kaluar evidentohet turizmi me rritjen më të madhe dhe performancën më të mirë.

Megjithatë BERZH evidenton se në të gjitha vendet e Evropës Juglindore e Ballkanit Perëndimor, kënaqësia për të jetuar është rritur dukshëm në krahasim me vitin 2016, ndërsa në Shqipëri kjo nuk ka ndodhur, ndonëse vendi ka pasur ndër rritjet më të larta të ekonomisë në rajon, kënaqësia për të jetuar nuk ka ndryshuar.

“Rezultatet e kënaqësisë janë rritur me kalimin e kohës në shumicën e ekonomive Një rajon që ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga viti 2016 është Europa Juglindore (e cila përfshin të dy (i) vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), Bullgarinë dhe Rumaninë, dhe (ii) Ballkani Perëndimor), me pothuajse të gjitha vendet që shënojnë rritje të ndjeshme të kënaqësisë (përjashtimi i vetëm është Shqipëria, ku ky rezultat ka mbetur pak a shumë i pandryshuar). Ndërkohë, përqindja e njerëzve të kënaqur në Greqi është dyfishuar që nga viti 2016, duke reflektuar përmirësime dramatike në situatën ekonomike të vendit gjatë gjashtë apo shtatë viteve të fundit”, thuhet në raport.

Kosova është një nga shtetet më optimiste në rajonin e BERZH, e treta pas Sllovenisë dhe Estonisë nga shtetet e Europës, me një rritje të ndjeshme në krahasim me raportet e mëparshme. Pas shtetasve të Kosovës, renditet Serbia, e më pas Bosnjë Hercegovina.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?