Raporti i DASH për fetë, Meta: Rikthimi i pronave, detyrim kushtetues

Raporti i DASH për fetë, Meta: Rikthimi i pronave, detyrim kushtetues

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndet raportin e fundit të Departamentit të Shtetit mbi “Liritë fetare në Shqipëri” që pasqyron situatën e kësaj çështjeje të rëndësishme në vendin tonë.

Presidenti i Republikës i qëndron veçanërisht vlerësimit mbi çështjen e pronave të bashkësive fetare në Shqipëri.

Ai nënvizon se rikthimi i pronave këtyre bashkësive është jo vetëm një detyrim kushtetues por edhe një kontribut i domosdoshëm për rimëkëmbjen e mëtejshme të institucioneve fetare dhe të forcimit të pavarësisë së tyre.

Presidenti Meta vlerëson se ky raport duhet t’u shërbejë institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të lirive dhe të të drejtave të besimit në vend.


Lajmi kryesor:

Raporti i DASH për liritë fetare në Shqipëri: Ende pa zgjidhje çështja e pronave të fesë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën