Raporti i DASH, reagon Fatmir Xhafaj: Qeveria, prioritet luftës kundër qenieve njerëzore

Pas Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit se Shqipëria nuk përmbush standardet minimale në luftën kundër trafikut njerëzor, ka reaguar Ministri I Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në konferencën kundër skllavërimit të dhe trafikimit të personave, Xhafaj shprehet se qeveria ka ndërmarrë disa hapa kundër këtij fenomeni.

Qeveria shqiptare e ka vendosur luftën kundër trafikimit të personave si një nga prioritetet e saj, duke e fokusuar këtë luftë jo vetëm në goditjen e veprimtarisë kriminale, por edhe në bashkërendimin e forcës për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit. Realizimi i këtij prioriteti nuk mund të përmbushet nga një qeveri apo shtet i vetëm pa forcimin dhe bashkëpunimin në nivel kombëtar dhe atë rajonal. Është përgjegjësia e gjithësecilit prej ne për të marrë hapat e duhur për asgjësimin e këtij fenomeni, për të ndërmarrë hapat e duhura se për hir së të vërtetës edhe ne si qeveri edhe të gjithë aktorët e tjerë kanë ende shumë në këtë aspekt.

Shqipëria i bashkohet përpjekjeve globale në luftën kundër trafikimit tashmë dhe duke përkrahur dhe u bërë pjesë e iniciativës së Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar znj.Thereza May, “Thirrje për veprim”, një ish-ministre e Brendshme shumë e suksesshme britanike për t’i dhënë fund punës së detyruar, skllavërisë moderne dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Shpreh bindjen se ky angazhim i yni përbën një hap tjetër me rëndësi në angazhimin tonë për eleminimin e fenomeneve negative, si dhe për nxitjen e ndryshimeve në nivel global.

Nga ana e Ministrisë së Brendshme janë ndërmarrë një sërë hapash të fokusuar në parandalimin si të qenieve njerëzore ashtu dhe të emigrimit në mënyrë të parregullt në jo pak raste, mbart me vete rrisqe që lidhen me shfrytëzimin apo trafikimin, duke marrë në konsideratë edhe faktin që sot çështjet e migrimit të parregullt në situatën aktuale janë çështje shumë të ndjeshme për rajonin dhe posaçërisht dhe për vendin tonë.

Janë ndërmarrë një sërë fushatash imponuese në të gjithë Shqipërinë, në bashkëpunim dhe me partnerë për sensibilizimin e komunitetit në lidhje me parandalimin e trafikimit, identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave, dhe parandalimin e emigracionit të parregullt duke i informuar në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që kanë shtetasit shqiptarë kur udhëtojnë drejt vendeve të zonës Shengen, si dhe risqeve që mund të shoqërojnë emigrimin e parregullt të tyre.

Në planin dypalësh, në kuadër të memorandumit të nënshkruar midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, mbi intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, në përmirësimin e identifikimit, njoftimit, referimit dhe të kthimit vullnetar të asistuar të viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, Shqipëria në bashkëpunim me homologët britanik dhe me mbështetjen e ambasadës britanike këtu në Tiranë, po ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e saj, për të cilin jam shumë i sigurt se do t’i shërbejë forcimit të mbrojtjes së viktimave të trafikimit.

Sot në Britaninë e Madhe ka një numër shtetas shqiptar të rritur dhe të mitur kryesisht, që janë referuar pranë mekanizmit kombëtar të referimit atje, si viktima të mundshme të trafikimit. Institucionalizimi i bashkëpunimit tonë do t’i japë mundësi identifikimit dhe referimit të drejtë të tyre dhe angazhimit të përbashkët për t’i marrë në mbrojtje ata, veçanërisht fëmijët dhe për t’i vendosur përpara drejtësisë trafikantët. Më lejoni dhe një herë që në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë shqiptare të përshëndes iniciativën e ndërmarrë nga Kryeministrja britanike dhe për të shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për konsolidimin e bashkëpunimit me ju dhe dëshiroj të ritheksoj përkushtimin tonë për të vazhduar luftën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe adresimin e çështjeve që shtrohen në konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës.

Fatmir Xhafaj

“Thirrje për veprim” është një nismë e re e lancuar nga Britania e Madhe e cila synon parandalimin e trafikimit të njerëzve, një thirrje që Shqipëria I është bashkuar duke ndërmarrë edhe nisma ligjore.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani