Balla: Shqiptarët presin shpjegime pse Aleanca e rublave Berisha-Meta kanë votuar pro Dick Marty

Balla: Shqiptarët presin shpjegime pse Aleanca e rublave Berisha-Meta kanë votuar pro Dick Marty

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport famëkeq, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini dhe rublat ruse.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla thekson se Aleanca e rublave Berisha-Meta për turpin dhe tradhëtinë e tyre e kanë votuar pro Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport të Dick Marty.

Gjithashtu Balla deklaron se Shqiptarët presin shpjegime se pse Sali Berisha dhe Ilir Meta votuan PRO, sa kohë ajo Rezolutë kishte zanafillën në një mocion për rezolutë (Dokumenti 11574, datë 15 Prill 2008) të propozuar nga drejtuesi i delegacionit rus Konstantin Kosachev, bazuar në tregime të paverifikuara për filma fiction të Carla Del Ponte.

'Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport famëkeq, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini dhe rublat ruse.

 Aleanca e rublave Berisha-Meta për turpin dhe tradhëtinë e tyre e kanë votuar PRO Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport (Doc. 12462, datë 7 janar 2011) të Dick Marty.

 Shqiptarët presin shpjegime se pse Sali Berisha dhe Ilir Meta votuan PRO, sa kohë ajo Rezolutë kishte zanafillën në një mocion për rezolutë (Dokumenti 11574, datë 15 Prill 2008) të propozuar nga drejtuesi i delegacionit rus Konstantin Kosachev, bazuar në tregime të paverifikuara për filma fiction të Carla Del Ponte.

E kam denoncuar heshtjen e Sali Berishës ndaj dokumentit të hartuar në Moskë, që në verën e vitit 2008. E kam denoncuar votën pro të Sali Berishës dhe Ilir Metës, për atë Rezolutë skandaloze në vitin 2011 gjithashtu. Kam denoncuar edhe lidhjet e Partisë Demokratike me financime të paligjshme ruse.

Sot pyetja që shtrohet është: Ndërsa Shqipëria zyrtarisht përmes Kuvendit dhe Kryeministrit Edi Rama vijojnë përpjekjen për ta pastruar këtë mal të madh balte dhe trillimesh, të denjë për filma horror, Sali Berisha dhe Ilir Meta pse janë hedhur në sulm dhe protesta!?

Kush ua ka mbyllur gojën me çelës dy ish-presidentëve, ish-kryeministrave të Shqipërisë dhe nuk thonë një fjalë të vetme kundër Vladimir Putinit?!

Çfarë dhe cilët duan të mbrojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta? Rezolutën e Dick Martyt? Apo votën e tyre pro saj?

Java që mbyllëm ishte një javë intensive e Kuvendit të Shqipërisë në kontaktet me parlamentet e përfaqësuara në APKiE, në rrugën e shpalljes si të pabazuara të pretendimeve për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë këtyre 11 viteve, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë. Lufta e UÇK ishte luftë e pastër, e drejtë dhe çlirimtare! Rroftë UÇK.'- shkruan Balla.

Nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e quajti ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë.

Çfarë kërkon Shqipëria?
Në gusht 2022, Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).

Kujtojmë se në seancën e fundit plenare të sesionit të kaluar më 21 korrik, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 125 vota pro rezolutën kundër raportit të Dick Marty për trafik organesh nga drejtuesit e UÇK.  Pavarësisht debateve, opozita bashkoi votat me mazhorancën, duke votuar me 125 vota pro rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t. 

Çfarë thoshte raporti i Dick Marty?
Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova. Sot, bazuar mbi këtë raport, vijojnë të jenë në Hagë prej më shumë se një viti ish-drejtuesi i UÇK, ish presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Librqzhdi: 31/10/2022 08:01

    Ndoshta sepse skishin gje per te fshehur

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI]: 31/10/2022 03:52

    O Iris qeke një fillozofe ti që se paske shoqen. Po Taulant Balla ka shum të drejt po bën pytjen pse krimineli hajdut Salhe Bajga malok ka votuar raportin e qenefit Dik Martin burit të prostitutës Karla Del Ponte. Pra maloku Salhe Bajga dhe fundërrina Ilir Meta të japin përgjigje pse e votuan këtë gjë në parlamentin e Evropës kurv. Kurse ti fillozofon pa pushim e shkruan budallalliqe sikur je analfabete e sdi të lexosh. Talanti po pyet pse e votuat o tradhëtar me damk Salhe Bajga dhe Ilir hajdut spiun Metaj. Kaq e thjesht të japin përgjigje o fillozofe.

    Përgjigju
  • Iris: 30/10/2022 23:52

    Z.Balla,ju jeni /Flamur Noka/ i PS,as ne cilesime te kundershtarit nuk jeni origjinal,por perdorni te njejtat qe perdor dhe kryetari juaj.Nuk eshte cudi qe Shqiperia ka vuajtur perhere nen autokrate si Zogu,Hoxha,Berisha,Meta,Rama,kur degjon sejmenet e tyre qe perserisin si papagall fjalet e kryetareve te tyre,qe nuk jane te zotet te artikulojne mendimet e tyre,por memdimet e boseve te tyre i adoptojne si te vetat,nuk eshte cudi qe punet e Shqiperise i ka marre lumi,deti dhe oqeani bashke!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?