Çmimet e larta kanë shkaktuar reagime të ashpra në popullatë por duket se për shtetin ndryshe. Viti 2021, konsiderohet i suksesshëm ekonomikisht, pasi të ardhurat janë realizuar mbi planin, ndërkohë që rritja ekonomike pritet të konkludojë në 8.7%.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave deri në fund të dhjetorit u mblodhën 510 miliardë lekë,duke u rritur me 84.5 miliard lekë krahasuar me 2020, si dhe u tejkalua me 50.1 miliardë edhe totali i të ardhurave të vitit 2019.
Rritje është regjistruar në të ardhurat tatimore por edhe doganore, ku ndikim jo të vogël kanë dhënë edhe çmimet.
Vetëm nga të ardhurat doganore janë mbledhur 192.8 miliardë lekë, 39.4 miliardë lekë ose 25.7% më shumë se në 2020. 50% prej tyre janë realizuar nga akciza, ku rritja e importit të mallrave por edhe e çmimeve ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet.
Konkretisht shtrenjtimi i energjisë dhe i naftës kanë pasur ndikimin më të madh në këtë rritje të ardhurave. Sa i takon të ardhurave tatimore ato janë rritur me 14.5% në raport me 2020, dhe në total u mblodhën 251.5 miliardë lekë.
Kontribut në këtë rritje ka pasur përmirësimi i situatës ekonomike, rritja e aktivitetit ekonomik, shtimi i konsumit si dhe rimëkëmbja e punësimit, pasi të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, nga TVSH-ja dhe nga kontributet e taksimi i punës janë në rritje dyshifrore.
Nga ana tjetër shpenzimet kanë arritur në vlera rekord. Në vitin e kaluar janë shpenzuar 596.2 miliardë lekë ose 11.1% më shumë se në 2020.
Ndërkohë është ulur deficiti buxhetor në raport me vitin e vështirë të pandemisë. Nga 110,3 miliardë lekë që ishte deficiti në fund të 2020, për vitin 2021 vlerësohet të ketë zbritur në 85.8 miliard lekë.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.6%
-
Jo
38.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 2360
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars
28 Dhjetor 2024, 18:34
-
‘S’kemi kushte për prodhim brenda vendit’, eksperti i Ekonomisë Gjokutaj për Report Tv: Importi, rruga më e lehtë! Janë rritur kostot e transportit
27 Dhjetor 2024, 13:43
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro
9 Dhjetor 2024, 17:56
-
Si do jetë gjendja financiare e familjeve në 2025-ën? Qeveria parashikon rënie papunësie, rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro
7 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik afatshkurtër ka rënë në nivelet më të ulëta historike
2 Dhjetor 2024, 12:44
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor 2024, 18:05