Deputetët socialistë akuzojnë kryeministrin Berisha si përgjegjës për mos progresin e Shqipërisë në realizimin e reformave në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionitm të paraqitur në raportin e Freedom House dhe se po djeg afatet për realizimin e reformave.
BRAÇE: "KRYEMINISTRI DUHET TË KËNDOJË PËR MAMICËN"
Ka qënë shumë ironik, njëherësh tepër i ashpër ndaj kryeministrit Berisha, nënkryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti dhe anëtari i kryesisë Erjon Braçe. I cili në adresën e tij në rrjetin sociial facebook është shprehur se amerikanët e Freedon House e kanë cilësuar qeverisjen e Berishës si qeverisje të katranjosëve. Madje nuk ka munguar ta krahasojë dhe me një këngë të kënduar në Top Fest, e njohur për tekstin e saj me nuanca rozë. "Amerikanët e Freedom House: Berisha-qeverisja e katranjosëve. Pas kësaj kryeministri duhet të këndojë për Mamicën", shkruan Braçe në rrjetin social Facebook. Duke perifrazuar në këtë mënyrë qeverinë e Berisha e cila nga raporti për Shqipërinë i Freedom House është kritikuar në të gjithë elementët e mundshëm dhe për më tepër në ecurinë e demokracisë, të drejtësisë dhe sidomos për zgjedhjet, kryesisht ato vendore të 8 majit të vitit 2011, ku nuk kanë lënë pa përmendur vrasjen e 4 demonstruesve në mes të bulevardit, përballë krryeministrisë.
BUSHATI: "BERISHA DJEG AFATET PËR KRYERJEN E REFORMAVE"
Ndërkohë që Berisha po përpiqet ta kthejë presi dencën në një xhep të partisë së tij, djeg njëri pas tjetrit afatet e vendosura për kryerjen e reformave, refuzon të degjojë partnerët euro-atlantike, KE publikon raportin per Malin e Zi duke njohur progresin në lidhje me 7 prioritet kryesore për integrimin në BE shkruan deputeti Bushati. Këto prioritete janë: 1) Reforma parlamentare; 2) administrata publike; 3) sistemi i drejtësisë; 4) lufta kundër korrupsionit; 5) lufta kundër krimit të organizuar; 6) liria e mendimit dhe tubimit; 7) politikat e antidiskriminimit. "Pas pak ditësh vendimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Malit të Zi në BE, që duket se është më afër se kurrë për shkak të vlerësimit pozitiv të Komisionit Europian", thotë kreu i komisionit të Integrimit, deputeti i PS Ditmir Bushati. I cili s'ka munguar të akuzojë qeverinë e Berishës se me këtë ecuri që po prezanton në prag të opinionit të KE për Shqipërinë, vendi ynë s'ka status.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com