Raporti i Hamas: Sulmet e 7 tetorit ishin hap i domosdoshëm! Zbulohet tuneli 830 m i gjatë, mbaheshin pengjet izraelite

 

Gaza

Hamasi publikoi një dokument me 17 faqesh në të cilin shpjegon se sulmi i 7 tetorit kundër Izraelit ishte një hap i domosdoshëm dhe një përgjigje normale ndaj të gjitha komploteve izraelite kundër popullit palestinez.

Hamasi shtoi se në kaosin rreth kufirit midis Izraelit dhe Rripit të Gazës ndoshta janë bërë gabime, por mohoi të ketë shënjestruar civilët përveç rastësisht dhe gjatë përleshjeve me forcat pushtuese, pavarësisht se 1,140 njerëz, u vranë në këtë sulm të paprecedentë.

Dokumenti ishte raporti i parë publik i Hamasit i publikuar në anglisht dhe arabisht që justifikonte sulmet.

Në një deklaratë, Hamasi kërkoi ndalimin e menjëhershëm të agresionit izraelit në Gaza, krimet dhe spastrimin etnik të kryer kundër të gjithë popullatës së Gazës.

“Ne theksojmë se populli palestinez ka kapacitetin të vendosë për të ardhmen e tij dhe të rregullojë punët e tij të brendshme”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se asnjë palë në botë nuk ka të drejtë të vendosë në emër të tyre.

Ndërkohë, një tunel ku të paktën 20 pengje izraelitë të kapur nga Hamasi më 7 tetor u mbajtën të burgosur në periudha të ndryshme u zbulua në Khan Yunis, në jug të Gazës.

Tuneli është afërsisht 830 metra i gjatë dhe 20 metra i thellë dhe ndodhet nën shtëpinë e një udhëheqësi të Hamasit.

“Hyrja ishte e mbyllur dhe e mbushur me lëndë shpërthyese. Ushtarët që depërtuan u përballën me terroristët dhe i luftuan". Në atë moment nuk kishte pengje në tunele”, saktësoi ushtria izraelite.


Lajmi kryesor:

Lufta/ OKB bën thirrje për zgjidhje me dy shtete! Raporti i Hamas: Sulmet e 7 tetorit ishin hap i domosdoshëm! Zbulohet tuneli 830 m i gjatë, mbaheshin pengjet izraelite


K.M/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja