Rreth 47% e grave dhe 30% e burrave, të moshës 65-75 vjeç, në vendin tonë kanë shenja të depresionit. Të dhënat i përkasin studimit IMIAS, i kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, lidhur me shëndetin mendor dhe mobilitetin e të moshuarve, ndërsa bëhen publike në Ditën Botërore të të Moshuarve.
Sipas specialistëve të ISHP-së, kapja e hershme e sëmundjeve kronike dhe edukimi mbi parandalimin e rreziqeve, në popullatat e rritura 40-60 vjeç, është prioritare, por nuk duhet harruar se kjo praktikë do të ishte shumë e dobishme edhe te personat mbi 60 vjeç, apo të moshuarit në përgjithësi.
Sipas të dhënave, sëmundjet kronike si depresioni, paaftësia dhe performanca fizike paraqiten shumë më keq te femrat e moshuara, krahasuar me meshkujt. Më e rëndë, situata duket se është te 22% e grave dhe 12% e burrave të moshuar, të cilët kanë 4 ose më shumë sëmundje kronike.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (2 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com