Raporti i KE: Rritja ekonomike në Shqipëri u përgjysmua

Raporti i KE: Rritja ekonomike në Shqipëri u përgjysmua

Komisioni Europian në raportin periodik tremujor të zhvillimeve ekonomike në vendet potenciale kandidate, e ka vënë theksin në ngadalësimin e rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit në periudhën janar-mars 2019, duke sqaruar dhe arsyet e një tendence të tillë. “Rritja reale e PBB-së në Shqipëri vazhdoi të ngadalësohet nga 3.1% në tre muajt e fundit të vitit 2018, në 2.2% në tremujorin e parë të vitit 2019”, thotë raporti. Nga ana e kërkesës, konsumi privat ra përsëri, por mbetet komponenti më i fuqishëm në rritje në tremujorin e parë (+ 2.25%), ndërkohë që konsumi qeveritar u rrit lehtë deri në 0.5%. rënia e prodhimit të energjisë ndikoi në ngadalëismin e rritjes, që u kompensua disi nga zgjerimi i shërbimeve.

Raporti shton se Formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me ritme më të ngadalshme se sa në tremujorin e katërt të vitit 2018, me 1.8%, duke zvogëluar kontributin e tij të rritjes në 0.4 pikë përqindje. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve pothuajse ngecën në terma realë, me një rritje prej 0.5%.

Eksportet e shërbimeve ndalën rënien, duke arritur deri në 3% rritje reale dhe kanë kontribuar në rritjen e PBB-së me 0.8 për qind, të shtyrë kryesisht nga prodhimi dhe shërbime të tjera. Në terma tremujorë, eksportet shënuan një rritje të lehtë të pjesëmarrjes së tyre në PBB në 28.5%, por mbetën 1.5 pikë përqindje nën nivelin në tremujorin përkatës të vitit 2018. Rritja e importit, veçanërisht e shërbimeve, ngadalësohet pak, nga 2.6% në 2.5%, duke ulur pjesën e importit në GDP me 1 pikë përqindje në 41.6% krahasuar me tremujorin e parë 2018. Ashtu si në në tremujorin e fundit të vitit 2018, eksportet neto i hoqën 0.9 pikë përqindje rritjes së GDP-së.

Nga ana e ofertës, prodhimi i energjisë elektrike dhe i ujit, vazhdoi të binte si rezultat i reshjeve të ulëta. Prodhimi i energjisë elektrike arriti vetëm një të tretën e nivelit të lartë të regjistruar vitin e kaluar dhe, së bashku me prodhimin e dobët të mineraleve, kontribuoi në uljen e vlerës së shtuar industriale, me -5.8% në terma realë pavarësisht rritjes së moderuar prej 4.4% të industrisë përpunuese. Në kontrast, rritja e shërbimeve u përshpejtua dhe u bë e larmishme me shërbimet e informacionit, komunikimit, financiare dhe të pasurive të patundshme, duke u bërë nxitësit kryesorë të rritjes në tremujorin e parë. Prodhimi i ulët i energjisë elektrike dhe i mineraleve gjithashtu e dëmtoi eksportin e mallrave, të cilat u rritën vetëm me 3%, pavarësisht eksporteve në rritje të prodhimeve të përpunuara.

Raporti thotë se tregu i punës ka qenë pozitv dhe punësimi u rrit me 1.5 pikë përqindje në tremujorin e parë. Edhe pagat u rritën me 4.9%.

Buxheti rezultoi me suficit, kryesisht si rrjedhojë e shpenzimeve të ulëta kapitale, të cilat ishin 20% më të ulëta sesa fakti i të njëjtës periudhë në 2018. Të ardhurat nga taksat dhe kontributet u rritën, ndërsa TVSh ishte me rënie. Borxhi publik ishte i qëndrueshëm në 68.1% të PBB-së në tremujorin e parë.

Kredia u rrit me 6% në tremujorin e parë, e rregulluar nga efekti i kursit të këmbimit dhe fshirjet e kredive. Huatë e pakthyera në afat u rritën sërish në mars, por mbeten 2.2 pikë përqindje më pak se e njëta periudhë e 2018. Kredia për bizneset u përshpejtua, ndërsa ajo për konsumatorët u ngadalësua, duke reflektuar kërkesën më të ulët për hua konsumatore./ Monitor

(Kliko këtu për të lexuar raportin e KE)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja