Raporti i KLGJ: 32106 dosje stok te Gjykata e Lartë! Zvarritje edhe te e Tiranës, seancat nuk regjistrohen

TIRANË- Pas Gjykatës së Lartë e cila ka arritur një stok prej 32106 dosjesh të mbartura, efekti domino me procese që nuk mbarojnë me një vendim nga drejtësia duket se po prek të gjitha gjykatat. Në një raport të prezantuara nga anëtarja e KLGj-s Brunilda Kadi rezulton se Apeli Administrativ ka arritur deri në 7  mijë dosje të mbartura duke krijuar një zinxhir bllokimi që shtrihet deri në Gjykatat e  faktit.

Situata emergjente, sipas këtij raporti paraqitet në Gjykatën Administrative Shkodër ku ka mungesë gjyqtarësh dhe kërkohet që të merren masa nga KLGj.

Ndërsa në gjykatën Administrative Durrës, sipas raportit rezulton se gjyqtarët kanë nga mbi 500 dosje dhe kryetarja e kësaj gjykate ka një ngarkesë prej 65 dosjesh, ç'ka kërkon një hetim, por në mungesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kadi kërkon të ndërhyjë KLGJ-ja. Një tjetër shqetësim ngritur në raportin e Kadit është mospërdorimi i sistemit audio, ku me nivelin më të ulët rezulton Gjykata e Tiranës për të cilën kërkohen investime në infrastrukturë.

"Në përmirësimin e kësaj situate, propozohet veç plotësimit të vendeve vakante edhe miratimi i rregullave të detajuara për programin dhe procedurat e ndarjes së çështjeve me short. Në lidhje me backlogun në Gjykatën e Lartë në shifrën 32 106 çështje propozohet marrja e masave paraprake nga KLGJ, te cilat do te ndihmojnë në shqyrtimin e sa më shumë çështjeve në momentin kur GJL do të jetë funksionale" deklaroi Kadi. Ajo shtoi se probleme me zvarritjen dhe dosje stok ka edhe në gjykata të tjera, përfshirë Administrativen.

"Tek gjykata e Tiranës mbi 500 dosje me zvarritje tej afatit të arsyeshëm. Mbi 7000 dosje janë te Apeli Administrativ, zvarritje tej afatit të arsyeshëm. Vërejmë dorëheqje nga gjyqtarët paraprakë. Ka nevojë urgjente gjykata Administrative e Shkodrës për gjyqtarë" tha ajo. Një tjetër problem është edhe regjistrimi audio në seancat gjyqësore që nuk aplikohet në Gjykatën e Tiranës. "Në gjykatën e Tiranës nuk aplikohet regjistrimi audio me argumentet se nuk kanë sallë".

Në mbledhjen e kësaj të hëne KLGJ pranoi edhe dorëheqjen nga sistemit të gjyqtarit Agim Bendo, i cili kishte paraqitur si motiv gjendjen shëndetësore. Ndërsa rezulton se me këtë dorëheqje ish-gjyqtarit të dosjes së 21 dhe të dosjes së ish-guvernatorit Ardian Fullani i ndërpritet procesi i vettingut.

( Kliko këtu ) për raportin e plotë

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj