Raporti i KLSH: 14.5 mld lekë dëme në tatime e dogana

Raporti i KLSH: 14.5 mld lekë dëme në tatime e dogana

Kreu i KLSH-së, Arben Shehu

TIRANË- 14,5 miliardë lekë dëm i është shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm në shkeljet që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar në sektorin e doganave dhe tatimeve gjatë auditimeve të kryera gjatë vitit 2021.

Kështu ka deklaruar kreu i KLSH-së Arben Shehu gjatë prezantimit të raportit vjetor në komisionin parlamentar të ekonomisë. Sipas tij dëmet më të konsiderueshme janë konstatuar në drejtorinë e doganave si pasojë e kalimit me transaksion të mallrave të importuar, e duke shmangur detyrimet doganore, nga vendime antiligjore . Po ashtu një shkelje në vlerë prej 2.35 mld lekë është konstatuar në njësitë e qeverisjes vendore dhe drejtorinë rajonale tatimore Fier.  

“Për vitin 2021 numri i auditimeve të performancës ka pësuar rritje. Në objektin e parë të strategjisë së zhvillimit institucioni jonë provoi të kalonte me sukses provën për auditimet. Bazuar në zbulimet e auditimeve shkeljet financiare tregojnë se aktiviteti qeverisës vazhdon të shfaqë problematika në menaxhimin e fondeve. Dëmi ekonomik në fushën e të ardhurave konstatohet kryesisht në fushën e doganave dhe tatimeve në shumën prej 14.5 mld lekë. Vlera më e konsiderueshme është konstatuar në drejtorinë e doganave nga trajtimi me transaksion të mallrave të importuar me pasojë shmangien e detyrimeve doganore, nga vendime të nxjerra jo në përputhje me bazën ligjore. Dëm në fushën e të ardhurave ka pasur edhe në fushën e tatim taksave. Në vlerën 2.35 mld lekë në njësitë e qeverisjes vendore dhe drejtorinë rajonale tatimore Fier.

Dëmi ekonomik ka rezultuar në fushën e prokurimeve në fazën e procedurave të prokurimit dhe në fazën e zbatimit. Janë evidentuar shkelje të ndryshme në përcaktim të kritereve të veçanta jo në raport me objektin e kontratës. Mangësitë i referohen enteve publike që prokurojnë fonde për shkak edhe mangësive profesionale të zyrtarëve të përfshirë. Nga vlera e dëmit ekonomik, 15% i përket kontratave dhe zbatimit. Ekziston edhe një shkallë dëmi e pamatshme nga procedurat dhe prokurimet”, deklaroi ai.

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu u shpreh para komisionit të ekonomisë se janë evidentuar shkelje të ndryshme në përcaktim të kritereve të veçanta jo në raport me objektin e kontratës në fushën e procedurave të prokurimit publik. 

Ai tha se fushat kryesore si shëndetësia, arsimi dhe fusha infrastrukturore janë të mbingarkuara me procese burokratike të cilat ngadalësojnë procesin e zbatimit të procedurave. Ai tha se në këto fusha është konstatuar mungesë koordinimi dhe shërbime jo në nivelin e kërkuar.

“Fushat kryesore shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura janë të mbingarkuara me procese burokratike të cilat ngadalësojnë procesin e zbatimit. Është konstatuar mungesa e koordinimit, legjislacionit, komunikimi i vonuar dhe shërbime jo në nivelin e kërkuar që janë tregues për vëmendje të shtuar në situata krizash pikërisht në këto fusha nga të cilat varemi në kohë të vështira. Kjo duhet parë nga institucionet si mundësi për të zgjuar përgjegjshmërinë. Synojmë që ky raport të ndihmojë të ndihmojë këto institucione për përmirësim të kontrollit financiar dhe ligjor”, u shpreh Shehu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazheli xhepist: 21/04/2022 15:15

    Po ajo dihet se qekur vendosi kasten e xhepistave ne krye te dpd dpt mf ska me balance. Çdo vidhet deri ne centin e fundit dhe ne krye qendrojne ushtaret e ahmetajt e rames. Do villni gjak nke dite o plehra.

    Përgjigju
  • Tirana: 20/04/2022 19:21

    Asnje vler nuk kane keto raporte te KLSH , persa nuk i jepet pergjigje pyetjes : SA NGA KETO DEME TE ZBULUARA TE KLSH ,JANE KTHYER NE ARKRN E SHTETIT ? Pse nuk arketohen keto shums te sbuzuara nga fondet publike ? SEPSE , keto jane shifra te fryra, te pa mbeshtetura ne ligje dhe prova dhe si te tilla nuk mund te vihen ne arketim ngs personat pergjegjes. Po keshtu, shtrohe pyetja : ky eshte raport per veprimtsrine e KLSH per vitin e kaluar, pra KLSH jep llogari para Kuvendit per detyrat qe i ka ngarkuar ligji, pra me te drejte deputetet duhet te pyesin kryetarin e KLSH : SA PARA NGA KETO SHKELJET E ZBULUARA I JANE KTHYER ARKES SE SHTETIT ??? PERSE NUK ARKTOHEN ??? SA PARA PAGUAN BUXHETI I SHTETIT CDO VIT PER KLSH ? Pra sa para i more buxhetit dhe sa para arketove nga veprimtaria dhe zbulimet e shkeljeve ? Pra ku edhte efektiviteti i veprimtarise se KlSH per bitin 2021 qe raporto ? etj, etj, pyetje. Pra ky eshte raport llogaridhenie i vete KLSH dhe jo indtitucioneve te konzrolluara. Kedhtu thote KUSHTETUTA

    Përgjigju
  • ilir: 20/04/2022 17:13

    KLSH ben gjithnje zbulime te bujeshme ne tatime dhe dogana! Per keto shkelje dhe humbje qe zbulon KLSH, keto dikastere e shperndajn demin qe konstaton KLSH ne subjektet qe sipas KLSH ne raportin e saj, e kane shkaktuar. Te gjitha keto subjekte hapin gjyqe per gjykim te gabuar te vlersimit nga ana e KLSH. 90% e ketyre gjyqeve , shumica me shume te drejte, fitohenn nga subjektet. Ne fund te gjith procesit, si vlere e konstatuar e demeve ne tatime dhe dogana, mbetet nje vlere aq e vogel sa as rogat e punonjesve te KLSH nuk mbulohen. Me gjasa mbeten si te arsyetuara , vetem ato vlera shkeliesh qe jan aq te vogla , sa subjektet nuk ja vlen te hapin ceshtje gjyqsore , te paguajn avokat etj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur