Në raportin e 8-të të “Global Peace” Shqipëria është renditur në vendin e 65-të, 1 vend poshtë Kosovës e cila renditet e 64-ta në rang botëror për sigurinë dhe paqen për vitin 2014 nga 162 vende gjithsej.

Ky është vlerësimi i Raportit të organizatës “Global Peace”, i cili përbëhet nga 22 elementë tregues sasiorë dhe cilësorë duke renditur kështu 162 shtete të pavarura në të gjithë globin.

raporti i global peace

Raporti vlerëson paqen globale duke u bazuar në tri pika kryesore; Së pari nivelin e sigurisë në shoqëri; Së dyti shtrirja e konfliktit të brendshëm apo ndërkombëtar; Së treti shkalla e militarizimit.

Maqedonia rezulton si vendi më i pasigurt në Ballkan duke u radhitur në vendin e 87-të, pas Serbisë, Bosnjës, Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit.

Në vendet e rajonit më mirë paraqitet Sllovenia, e cila renditet në vendin e 14-të, e më pas Kroacia në vendin e 26-të. Ndërsa Serbia renditet në vendin 52-të, para Malit të Zi që zë vendin e 55-të, dhe Bosnjë e Hercegovina në vendin e 61-të.

Shtetet me renditjen më të keqe janë Afganistani në vendin e 161-të dhe e fundit është Siria në vendin e 162-të.

Vendet e identifikuara si me rrezik të vogël të përkeqësimeve të paqes përfshijnë: Zambian, Haitin, Argjentinën, Çadon, Bosnjën, Nepalin, Burundin, Gjeorgjinë, Liberinë dhe Katarin. Këto vende sipas raportit përfshijnë rajone të ndryshme, të cilat janë përfaqësuar nga lloje të ndryshme të qeverisë.

PDF - Global Peace Index REPORT
 
Redaksi Online
(a.h/shqiptarja.com)