Banka e Shqipërisë ka prezantuar raportin vjetor të mbikëqyrjes për 2013-ën. Sistemi bankar gjatë vitit të kaluar ka qënë i stabilizuar, edhe pse efektet negative të krizës globale ndikuan në ekonominë shqiptare, çka u reflektua tek sipërmarrja.
Ndërkohë, frika e moskthimit të kredive, i bëri më të kujdesshme bankat tregtare. Banka e Shqipërisë publikoi raportin e mbikëqyrjes bankare për vitin 2013, sipas të cilit, kreditimi nga bankat e nivelit të dytë në vend pati një rënie në masën 1.8 %, ose 10.7 miliardë lekë më pak, krahasuar me vitin 2012.
Sipas këtyre të dhënave, sektori privat vazhdoi të kishte peshën më të madhe në totalin e kredisë dhe zuri rreth 68.9% në fund të vitit 2013, nga 69.7% në vitin 2012, ndërsa huaja për individët zinte 31.1% të portofolit.
Kredia në monedhën e huaj zinte rreth 63 % të portofolit, nga e cila 87.2 % u dha në euro dhe 12.8 % në dollarë. Fondet rezervë për mbulimin e kredive arritën në vlerën e 86.9 miliardë lekë.
Problem i përhershëm dhë i pazgjidhur, pavarësisht nga masat e narra nga BSH dhe bankat, mbetet ai i kredive të këqia, të cilat gjatë vitit të kaluar u rritën me 3.3 miliardë lekë, duke kapur 24% të totalit të huasë së kredituar.
Në raport theksohet se BSH gjatë vitit të kaluar ka nxjerrë 3 udhëzues sugjerues për bankat tregtare për ristrukturimin e kredive me problem për biznesin, individët dhe për çështjet e vlerësimit të pasurive të paluajtshme gjatë disbursimit të kredi.
Publikim i përvitshëm i Departamentit të Mbikëqyrjes Bankare, i cili analizon ecurinë e sistemit bankar dhe të treguesve të veçantë të tij (strukturën dhe cilësinë e aktiveve të sistemit, aktivitetin kreditues e depozitues, respektimin e normave rregullatore), zhvillimet sasiore e cilësore të industrisë bankare në vend, funksionet e mbikëqyrjes bankare si dhe ndryshimet e zhvillimet më të spikatura në kuadrin ligjor e rregullativ në harkun kohor të një viti.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO