TIRANE- Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Parlament raportin vjetor mbi inspektimet në institucionin e Prokurorisë. Në raport thuhet se Ministria është penguar nga prokuroria për të ushtruar “mekanizmat kushtetuese dhe ligjore të kontrollit të pushteteve dhe organeve kushtetuese.
MINISTRIA: 59 PROKURORË SHKELËN LIGJIN
Në raport thuhet se në 3 raste, Prokurori i Përgjithshëm ka kundërshtur kontrollin e ministrisë me argumentimin se “ishte në kapërcim të kopetencave ligjore” dhe i është rekomanduar procedim disiplinor ndaj 59 prokurorëve, të cilët sipas ministrisë kanë shkelur ligjin.
Ministria akuzon prokurorinë se ka shkelur të drejtat e njeriut pasi nuk janë respektuar afatet e hetimit dhe të dorëzimit të cështjeve në gjykatë, japin vendime arbitrare dhe nuk kundërshtojnë pothuajse kurrë vendimet e gjykatave.
KONTROLLET
Nga 653 procedime që janë kontrolluar janë konstatuar shkelje ligjore në 49 procedime, shkelje që i atribuohen 59 prokurorëve. Sipas ministrisë kontrollet janë bërë 121 në prokurorinë e shkallës së parë dhe 532 në ate te apelit, për periudhen nga viti 2005 deri në 2011.
Raporti i dërguar në Komisionin e Ligjeve thuhet se nëpërmjet 16 kontrolleve është inspektuar veprimtaria e 12 prokurorive të shkallës së parë dhe shkallës së dytë ose apelit. Inspektimi ka përfshirë rrethet gjyqesore Dibër, Elbasan, Korçë, Kukës, Kurbin, Pogradec, Shkoder, Tirane, Vlore, prokuroria e shkalles se pare për Krimet e Renda, prokuroritë e Apelit në Tirane dhe Durrës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com