Lëvizja Mjaft ka prezantuar raportin e monitorimit, mbi realizimin e premtimeve të qeverisë Rama. Në raport thuhet se nga 27 premtime, 4 janë realizuar dhe 10 mbeten ende te parealizuara. Qeveria sipas raportit ka realizuar në mënyrë të pjsesshme 12 premtime.
 
Premtime të realizuara janë:
Rimbursimi në kohë i TVSH-s
Normalizimi i sistemit të energjisë
Zbatim sa më i shpejtë i një Ligji për Energjinë
Përdorim i teknologjisë së informacionit për të gjitha llojet e tatimeve dhe taksave në vend
 
Ndërkohë te premtimet e parealizuara ndër më i rëndësishmi është goditja e monopoleve të firmosura nga ish-qeveria Berisha. Sipas raportit kontrata koncesionare që janë firmosur nga qeveria e kaluar nuk janë rishikuar, me përjashtim të Rapiscan e cila bën skanimin në dogana. Premtim i parealizuar futet edhe marrja nën kontroll e pasurive kombëtare si dhe hapja e 300 mijë vendeve të punës.
 
Nuk janë realizuar edhe:

Heqja e referencave aktuale në dogana e tatime
Hapja e tregut në fushën e operatorëve ajrore
Hartim dhe miratim i një Ligji të ri për Ujitjen, Kullimin dhe Mbrojtjen nga Përmbytjet
Krijim i një programi që synon uljen graduale të borxhit
Paketa për reformën në drejtësi
Goditja e të korruptuarve në Institucionet Publike
Shërbim shëndetësor falas dhe ngritja e bordit të spitalit për blerjen e aparaturave spitalore
 
Ndërkohë raporti vlerëson se procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje është realizuar pjesërisht. Qeveria gjatë 2014-2015-s, ka legalizuar rreth 35 mijë objektet, dy herë më shumë se cc’ishin legalizuar nga 2006-2013-ën. Te premtimet e realizuara pjesërisht futet edhe dëmshpërblimi i ish të përndjekurve politik edhe lehtësimi i procedurave tatimore. Ndërsa reforma në arsim sipas raportit të MJAFT është ende në proces verifikimi.

Raporti nuk merr në shqyrtim të gjithë punën e qeverisë, por vetëm atë pjesë për të cilën ka patur premtime paraelektorale si punë të dy viteve te para.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)