Raporti i ODIHR për 25 prillin, Ambasada Britanike: Të hetohen shit-blerja e votës dhe shkelja me të dhënat personale

Raporti i ODIHR për 25 prillin, Ambasada Britanike: Të hetohen shit-blerja e votës dhe shkelja me të dhënat personale

Ambasada Britanike në Tiranë

TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë thotë se palët politike në Shqipëri duhet të marrin në konsideratë të gjitha rekomandimet në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në reagimin e tyre, vënë theksin te nevoja për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale.

“Osbe/Odihr publikoi raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, duke rekomanduar një rishikim gjithëpërfshirës dhe në kohë të kuadrit ligjor përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Ne inkurajojmë të gjitha palët të zbatojnë plotësisht rekomandimet e Misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe theksojmë nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë”, shkruhet në deklaratë.

raportin e final të publikuar nga OSBE një ditë më parë u nënvizua fakti se votuesit ishin të lirë që të zgjedhin kandidatët e preferuar, të cilët ishin në gjendje që të bënin një fushatë të lirë për emrin e tyre, nën kornizën ligjore. Po ashtu thuhej se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore dhe se palët politike ishin të lira që të zhvillonin fushatën politike në mënyrë paqësore dhe u respektuan liritë themelore demokratike.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës