Raporti i ODIHR, Vasili: Vulosi shkatërrimin e shtetit

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar sërish për raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit. Regimi i Vasilit ka ardhur pak kohë pas deklaratës për shtyp të ministrit të Brendshëm, Gent Cakaj i cili tha se raporti cilësonte qartë problematikat që kishte sjell opozita me bojkotimin e zgjedhjeve.

Ndërsa për Vasili raporti në fjalë nxirrte në pah se qeveria po shkatërron shtetin.

Më pas Vasli ka theksuar sipas pretendimeve të tij se qeveria aktuale është një zgjatim i krimit të organizuar. Sipas tij ky raport është vula e votimeve më të turpshme të ndodhura në Shqipëri.

Deklarata e plotë:
OSBE vulosi shkaterrimin e shtetit nga rilindja antishtet.

Shkaterrimi i shtetit ne cdo nivel te tij eshte fakt.

Raporti i OSBE per votimet moniste te 30 qershorit eshte autopsia e kufomes shtet,qe krijoi Edi Rama dhe rilindja antishtet.

Te gjitha pushtetet ne Shqiperi jane pushtuar nga kapja,degradimi dhe korruptimi i tyre prej rilindjes antishtet.

ZGJEDHJE E 30 QERSHORIT,TE PALIGJSHME,
ANTIKUSHTETUESE NE KUNDERSHTIM ME DEKRETIN E PRESIDENTIT,QE KANE FUQINE E LIGJIT.

OSBE-ODIHR i vuri vulen qe eshte vetem Gjykata Kushtetuese qe mund te shqyrtoje dekretet e presidentit.
Dekretet jane ne fuqi.

30 qershori i paligjshem,zero dhe inekzistent.Data e vetme e ligjshme eshte 13 tetori 2019.

ADMINISTRIMI I SHKATERRUAR I ZGJEDHJEVE:

Ka rene administrimi i zgjedhjeve pasi per here te pare autore e shkaterrimit eshte KQZ-ja qe asnje here me pare nuk ka qene demtuese e zgjedhjeve perkundrazi.

PUSHTETI GJYQESOR I KAPUR DHE I RËNË:

Ka rene pushteti gjyqesor me prokurori e gjykata dhe ato jane kthyer ne zgjatime te neveritshme dhe te telekomanduara te rilindjes antishtet qe cimentojne pandeshkueshmerine,
duke mos ndeshkuar krimin zgjedhor.

PUSHTETI EKZEKUTIV:

Qeveria eshte kthyer thjesht ne nje sekt, zgjatim te krimit, qe vjedh kercenon dhe shantazhon te gjithe qytetaret nepunesit ,bisneset ne funksion te gjallimit te saj si antishtet.Kercenon edhe me vendin e punes deri edhe me ndihmen sociale.

PUSHTETI I KATERT DHE MEDIA E KAPUR:

Media shqiptare si pushtet i katert eshte nen terrorin antishtet te Edi Rames dhe rilindjes duke u deformuar ne menyre te mjerueshme dhe duke u shnderruar ne nje instrument dezinformues,klientelist e te pavlere.

Raporti i OSBE -ODIHR per votimet e 30 qershorit eshte nje deshmi objektive,ligjore dhe e paanshme e votimeve me te turpshme,antiligjore te te gjithe pluralizmit shqiptar.

Perdorimi dhe kapja e Vetingut nga rilindja si mjet shantazhi per te kontrolluar gjyqesorin vuloset ne raportin e OSBE-ODIHR.

Lexoni se cfare shkruan qarte, e zeza ne te bardhe OSBE -ODIHR per votimet e 30 qershorit:

-U shkatërrua besimi i e publikut tek legjitimiteti i zgjedhjeve

-administrata e njëanshme zgjedhore minoi besimin e publikut tek procesi zgjedhor

-zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë në konsideratë interesin e elektoratit

-votuesve shqiptare iu mohua mundësia të zgjidhnin në 30 qershor mes alternativave

-punonjësit e administratës publike u vendosën nën presion politik

-votimet e 30 qershorit në klimën e pasigurise juridike

-zgjedhjet u mbajtën nën një terren të krizës politike dhe institucionale

-gjykata kushtetuese, organi i vetëm qe vendos mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale

-në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime dukshëm identike, që janë provë e votimit nga të tjerë

-kqz interpretoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme dhe në një mënyrë tepër të zgjeruar, duke cënuar sigurinë juridike

-mospranimi nga kqz i komisionerëve të opozitës i paligjshëm dhe e la administratën zgjedhore politikisht të pabalancuar

-kqz vonoi publikimin e vendimeve duke cënuar transparencën

-kqz-ja e regjistroi partinë bindja demokratike dhe kandidatët e saj në mënyrë të paligjshme

-mungesë e paanshmërisë së kqz-së

-gjyqtarët e kolegjit zgjedhor të ndikuar në pavarësinë e tyrë për shkak të vettingut

-punonjësit e administratës publike dhe ndërmarrjeve shtetërore ishin nën presion të drejtpërdrejtë

-qytetarët u kërcënuan me largim nga puna apo heqjen nga ndihma sociale

-mosveprimin e organit të prokurorisë për ndëshkimin e krimeve zgjedhore

-prokuroria asnjë procedim për krimet zgjedhore

-mungesa e hetimeve penale konsolidon pandëshkueshmërisë mbi krimet elektorale të kaluara.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vasil hajdari: 06/09/2019 19:38

    O vasil o kok zar po ti je i gjithi zagar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë