Prokurori i çështjes së Belinda Ballukut, Dritan Prençi, duke argumentuar nevojën për arrestimin e Ballukut, ka theksuar vonesën e mbledhjes së të gjitha provave, kjo për shkak të zvarritjeve nga institucione që vijojnë të jenë nën influencën e Belinda Ballukut. Konkretisht SPAK flet për Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH).
“Prokurori Dritan Prenci - Jemi në fillimet e hetimeve të procedurave të tjera dhe akoma shumë veprime hetimore për t'u kryer për shumë procedura prokurimi, apo edhe prova shkresore për t'u administruar, gë nuk janë administruar. Kemi patur mangësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, sepse nuk na i ka sjellë në kohë, na janë vonuar dhe akoma nuk i kemi administruar të gjitha dokumentacionet përkatëse të këtyre procedurave prokurimi."
Kreu i SPAK Klodian Braho ka thënë se Belinda Balluku mund të prishë provat ose intimidojë dëshmitarët nëpërmjet vartësve të saj, nëpërmjet personave që vetë ajo mund t’i ketë emëruar dhe që ka kontroll mbi ta. Braho thotë se e njëjta veprimtari mund të ndodhë dhe në të ardhmen nëse nuk merren masa parandaluese.
"Prokurori Klodjan Braho - Cili është mekanizmi? Mekanizmi është duke takuar vartësit. Personat që mund t'i ketë emëruar, personat që sipas hetimeve dyshojmë se mund t'i ketë kontrolluar, dhe dyshojmë që kjo veprimtari mund të ndodhë edhe në të ardhmen, siç edhe kemi një bisedë konkrete që krijon dyshime serioze që ka ndodhur. Duke qenë se është kjo mundësi, se mund të mos jesh edhe në funksion, por ke diku një person tjetër që ka pushtet mbi dëshmitarin, që është drejtori i dëshmitarit, për shembull. Duke pasur mundësinë për t'u takuar me njerëzit, që ia lejojnë masat aktuale, rritet rreziku për të helmuar provat, qoftë për dëshmitarët, qoftë edhe për të bashkëpandehurit, sepse edhe i bashkëpandehuri mund të pendohet nesër ose mund të bashkëpunojë me hetimin. Prandaj, ne jemi për këto lloj masash sigurimi²7, që i ndalojnë personit në hetim kontaktet me personat e tjerë, dhe prandaj janë masat me proporcionale të mundshme ne krahasim me të tjerat, pasi nuk ka një masë tjetër që ta kënaqë këtë nevojë sigurimi”, citohet në raportin e PD.
Lajmi kryesor:
PD nxjerr raportin/ Kërkesa për arrestim, SPAK: Drejtorët që ka emëruar Balluku kanë penguar hetimet, ARRSH s’na ka dorëzuar dokumentet në kohë









