Banka Botërore ka publikuar raportin “Perspektiva Ekonomike Globale”, në të cilin parashikohet që Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë të pësojë një rritje prej 2.1% për këtë vit, ndërsa pritet që kjo rritje të jetë edhe më e madhe në dy vitet në vazhdim.
Sipas raportit të BB, Shqipëria do të ketë një rritje të PBB në vitin 2015 me 3.3% dhe 3.6% në 2016. Ndër të tjera bilanci i llogarisë aktuale pritet të përkeqësohet në vitet në vazhdim, nga -10.3% e PBB-së në vitin 2014, për të kaluar në -12.5% të PBB-së për vitin 2015 dhe akoma më tepër në 2016 me -14.8% të PBB-së. Ky është bilanci më negativ i llogarisë aktuale në të gjithë rajonin e Evropës Qndrore, Lindore e Juglindore, pas Malit të Zi.
Ndërkohë rritja e konsumit privat do të vijojë të jetë negative edhe për vitin 2014, me -1.2%, për t’u kthyer pozitive në vitet në vijim, përkatësisht 4.3% në 2015 dhe 4.7% në 2016.
Sa i përket ekonomisë globale, BB parashikon, pavarësisht dobësive fillestare, një rigjallërim me kalimin e vitit dhe PBB-ja botërore pritet të shkojë me 3.4% në 2015 dhe një rritje të lehtë në 3.5% në 2016 , duke i qëndruar kështu parashikimeve të mëparshme të BB.
Raporti parashikon për vendet e Evropës Juglindore si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Serbia , Maqedonia dhe Mali i Zi që rreziqe si papunësia e lartë, borxhi i lartë publik, rimëkëmbja e ngadaltë e huasë bankare apo edhe rreziqe natyrale të përmbytjeve (si në Serbi dhe Bosnje) të ndikojnë në rritjen ekonomike duke sjellë madje në disa raste rritjen e kredive me probleme (NPL).
Megjithatë edhe niveli i lartë i NPL-ve deri më tani nuk ka shkaktuar paqëndrueshmëri serioze në sektorin financiar, parashikohet që nëse këto rreziqe nuk zgjidhen mund të kërcënojnë sektorin financiar duke sjellë kërcënime sa i përket perspektivës së rritjes ekonomike. Po ashtu sipas raportit të BB mungesa e progresit të konsolidimit fiskal dhe përpjekjet e pamjaftueshme në zgjidhjen e problemeve strukturore ngushtojnë hapësirën fiskale politika të guximshme të cilat do përballeshin me kërcënime deflacioniste.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com