Raporti i Rreziqeve Globale 2022, Shqipëria riskohet nga kriza e borxhit, mangësi në masat e sigurisë kibernetike dhe sëmundjet infektive

Raporti i Rreziqeve Globale 2022, Shqipëria riskohet nga kriza e borxhit, mangësi në masat e sigurisë kibernetike dhe sëmundjet infektive

Me fillimin e vitit 2022, pasojat e COVID-19 në ekonomi dhe shoqëri vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim kritik ndaj botës. Pabarazia e vaksinave dhe një pabarazi në rimëkëmbjen ekonomike, pritet të vihen re këtë vit, krahas edhe tensioneve gjeopolitike. Kështu citohet në raportin e 17-të, të Forumit Ekonomik Botëror, për Rreziqet Globale.

Sipas raportit, 5 janë risqet kryesore që cënojnë Shqipërinë këtë vit:

– Luhatje të marrëdhënieve ndërshtetërore

– Dëmtimi i mjedisit nga dora e njeriut

– Mangësi në masat e sigurisë kibernetike

– Kriza e borxhit

– Sëmundje infektive

Sipas raportit, nga 2024, ekonomitë në zhvillim (me përjashtim të Kinës) do të shohin një rënie 5.5% nën PBB-në e pritur para pandemisë, ndërkohë që ekonomitë e zhvilluara do ta kenë tejkaluar me 0.9%, duke zgjeruar kështu hendekun global të të ardhurave.

Divergjenca globale do të krijojë tensione, brenda dhe përtej kufijve, që rrezikojnë të përkeqësojnë ndikimet në kurbën e një pandemie që vijon dhe duke e komplikuar koordinimin e nevojshëm për të trajtuar sfidat e përbashkëta duke përfshirë forcimin e veprimit klimatik, përmirësimin e sigurisë dixhitale, rivendosjen e prioriteteve për përmirësimin social të jetesës etj.

Raporti i Rreziqeve Globale të Forumit Ekonomik Botëror 2022 paraqet rezultatet e Anketës më të fundit të Perceptimit të Rreziqeve Globale, e ndjekur nga analiza e rreziqeve kryesore që rrjedhin nga tensionet aktuale ekonomike, shoqërore, mjedisore dhe teknologjike.

Sipas Raportit të Rrezikut Global të Forumit Ekonomik Botëror 2022 globalisht:

-Rreziqet kryesore janë kriza klimatike, rritja e ndarjeve sociale, rritja e rreziqeve kibernetike dhe një rimëkëmbje e pabarabartë globale, ndërsa pandemia vazhdon.

-Sondazhi global i ekspertëve të rrezikut zbulon se vetëm 1 në 6 janë optimistë dhe 1 në 10 besojnë se rimëkëmbja globale do të përshpejtohet.

-Për të zgjidhur këto çështje sistemike, udhëheqësit globalë duhet të mblidhen dhe të miratojnë një përgjigje të koordinuar, me shumë palë, për të siguruar një rimëkëmbje të barabartë globale.

-Rreziqet klimatike dominojnë shqetësimet globale teksa bota hyn në vitin e 3-të të pandemisë. Sipas Raportit të Rreziqeve Globale 2022, rreziqet kryesore afatshkurtra dhe afatgjata janë, përkatësisht: Dështimi i veprimit ndaj motit ekstrem dhe ndryshimeve të klimës.

-Ndarjet shoqërore, krizat e jetesës dhe përkeqësimi i shëndetit mendor janë ndër rreziqet që janë përkeqësuar më shumë që nga fillimi i pandemisë dhe mbeten shqetësime të forta.

Për më tepër, shumica e ekspertëve të rrezikut besojnë se një rimëkëmbje globale do të jetë e paqëndrueshme dhe e pabarabartë gjatë tre viteve të ardhshme. Individët më të cenueshëm mund të kenë nevojë të lënë shtëpitë e tyre për të gjetur mundësi të reja ekonomike, ndërkohë që efektet e pandemisë, rritja e proteksionizmit dhe dinamikat e reja të tregut të punës po krijojnë barriera për emigrantët. Emigrimi i pavullnetshëm shfaqet si shqetësimi kryesor afatgjatë në raportin e këtij viti./Monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja