Raporti i SHKB: 170 oficerë policie
u ndoqën penalisht gjatë vitit 2013

TIRANE- Janë 170 efektivë policie që janë marrë nën hetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe që janë çuar për ndjekje penale në prokurori. Vetëm në 3 muaj e fundit të vitit 2013, nga shtatori deri në dhjetor SHKB-ja ka vënë nën akuzë dhe ka çuar për ndjekje penale mbi 70 efektivë policie, sa një të tretën e gjithë vitit të kaluar.

Kjo gjë bëhet e ditur nga Raporti i SHKB-së, për vitin 2013, që Shqiptarja.com e ka siguruar. Në këtë raport janë të specifikuara edhe veprat penale për të cilën janë hetuar oficerët e policisë të gradave të ndryshme, që nga ato të nivelit të lartë drejtues deri tek punonjës policie. Vendin kryesor të veprave penale e zë ajo për korrupsion, por nuk mungojnë edhe akuzat e tjera.

HETIMET E POLICËVE
Gjatë vitit 2013, strukturat e hetimit të SHKB-së në nivel vendor e qëndror, në përmbushje të objektit të veprimtarisë së shërbimit atë të “parandalimit, zbulimit, dokumentimit dhe hetimit paraprak të veprimtarisë së kundraligjshme që kryhet nga punonjës policie pavarësisht funksionit dhe gradës”, mbi bazën e hetimit “reaktiv” dhe “proaktiv”, ka referuar pranë organit të Prokurorisë materialet kallëzuese për shumë çështje.

Siç bëhet e ditur në muajt janar-prill 2013 janë 49 punonjës nën hetim. Nga muajt maj-gusht janë vënë nën hetim 37 oficerë policie. Ndërsa nga muaji shtator deri në dhjetor të vitit 2013 janë vënë nën hetim dhe dërguar për ndjekje penale 73 efektivë policie.

DENONCIMET NË PROKURORI
Pas hetimeve, SHKB-ja ka çuar në prokurori 134 kallëzime penale për 170 punonjës policie, vetëm për vitin 2013. Nga të denoncuarit janë, 1 punonjës policie i nivelit të lartë drejtues, 4 prej tyre janë punonjës policie të nivelit të mesëm drejtues. Ndërkaq, 63 punonjës policie të hetuar janë të nivelit të parë drejtues. 88 punonjës policie të nivelit zbatues, 14 punonjës policie të strukturave civile dhe 8 qytetarë që kanë qenë pjesë e hetimeve, pasi kanë bashkëpunuar me oficerët e arrestuar. Nga këta, të ndaluar në flagrancë kanë qenë 27 persona nga të cilët 23 punonjës policie dhe 4 qytetarë, ndërsa të tjerët janë në hetim në gjendje të lirë. 

tabela e kallzimeve

tabela e kallzimeve

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?

Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?