Raporti i TI: Kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor po pasuron politikanët! Gjykata joefektive në trajtimin e korrupsionit në nivele të larta

Raporti i TI: Kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor po pasuron politikanët! Gjykata joefektive në trajtimin e korrupsionit në nivele të larta

Transparency International ka nënvizuar problemet kryesore në vendet e Ballkanit Perëndimor duke vendosur theksin kryesor në kapjen e shteti që po pasuron politikanët dhe po shkatërron besimin e publikut në institucionet qeveritare.

"Kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi po pasuron politikanët dhe rrjetet e tyre me koston e rëndë të qytetarëve të zakonshëm. Po shkatërron gjithashtu besimin e publikut në institucionet qeveritare, pasi ato gjithnjë e më shumë po përdoren për t'i shërbyer interesave private. Prania e kapjes së shtetit në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Turqi është raportuar në raportet e Komisionit Evropian për vendet e zgjerimit, por mbështetjet dhe motivimet e tij nuk janë adresuar sa duhet në reformat e promovuara në rajon", thuhet në raportin e përvitshëm të TI.

Në raport Transparency International thekson se janë bërë përpjekje për të krijuar mekanizma ligjorë dhe institucione të përgjegjshme për të adresuar kontrollin e çështjeve të kombeve nga interesat private. Ndërsa shton se gjyqësori trajton në mënyrë joefektive korrupsionin  nga zyrtarë të nivelit të lartë.   

"Janë bërë përpjekje për të krijuar mekanizma ligjorë dhe institucione transparente dhe të përgjegjshme për të adresuar kontrollin e çështjeve të kombeve nga interesat private. Këto kanë synuar të garantojnë pavarësinë gjyqësore dhe parlamentare si dhe zbatimin e barabartë të ligjeve. Sundimi efektiv i ligjit, megjithatë, mbetet një sfidë në vendet. Vazhdimisht minohet nga liderët politikë motivimi kryesor i të cilëve është kapja e shtetit për përfitime private. Kjo çon në shpërdorim të gjerë të detyrës publike. Ky raport i Transparencës Ndërkombëtare ekzaminon dy faktorë kryesorë që mundësojnë kapjen e shtetit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: mosndëshkimi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ligjet e bëra personalisht. Raporti jep pasqyrë se si gjyqësori në mënyrë joefektive trajton korrupsionin e madh dhe korrupsionin tjetër nga zyrtarë të nivelit të lartë. Ajo gjithashtu tregon se si ky problem dhe ndikimi i panevojshëm në ligj-bërjen në shërbim të interesave private ndihmojnë për të arritur dhe ruajtur kapjen e shtetit", thuhet në raport.

Pjese nga raporti i TI per Shqiperine

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:25
Raporti i TI, Tabaku: Shqipëria korrupsion alarmant, një model që do të shkëputemi më 25 prill

Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thekson se korrupsioni ka kapur në çdo qelizë qeverisjes pasi ajo u shërben krimit dhe oligarkëve. Duke iu referuar raporti të Transparency International, Tabaku shprehet se sot qeverisja bëhet nga grupe kriminale të strukturuara që vendosin për ndarje tenderash e koncesionesh por që ky model sipas saj do të marrë fund në zgjedhjet e 25 prillit, ku shqiptarët sipas saj do të votojnë PD.

"Shqipëria është me plot gojën në listën e zezë të korrupsionit, ky është një konstatim jo veç I opozitës por edhe i një raporti të dedikuar të TI, një institucioni të specializuar për korrupsioin.Sot qeverisja bëhet nga grupe kriminale të strukturuara, sot ligjet shkruhen e kalohen nga interesa të ngushta klienteliste dhe sot interesat kriminale vendosin për ndarje tenderash e koncesionesh.

Raporti vlerëson se raste si ai i Vangjush Dakos që ka përfshirë grupe kriminale në blerje votash, ai i Tahirit me përfshirjen me trafikun ndërkombëtar të drogës, rasti i ligjit te lojërave te fatit ku qeveria mbështeti qartësisht grupet kriminale dhe favorizoi klientët e saj janë shembuj të qartë të kapjes së shtetit.

Në raport përmenden dhe rasti i rrugës Milot-Balldren të cilën e ka denoncuar dhe opozita. Një rast flagrant ku kostot janë 3 fishuar, ku është fituar pa garë, me kosto pothuajse 20 mln euro për km, në një tender që qartësisht mund të ishte zhvilluar dhe fituar një kompani me 1/3 e vlerës.

Korrupsioni ka kapur në çdo qelizë qeverisjes sepse kjo bandë ka bashkëjetuar me korrupsionin, krimin dhe ligjet speciale në favor të oligarkëve. Kjo bandë ka vrarë shpresën, detyron rininë të emigrojë edhe të shfrytëzohet nga grupet kriminale, që sot pengojnë ekonominë e zhvillimit.

Një model kriminal që do të shkëputemi më 25 prill kur Shqiptarët do të votojnë qartazi kundër këtij tarafi kriminal që na qeveris. Shqipëria do të shpëtojë nga dara e korrupsionit një herë e mirë në 25 prill 2021, ku ne së bashku do të ndryshojmë faqen e Shqipërisë vendit më të korruptuar në rajon.

Shqiptarët e heshtur dhe punëtorë, qytetarët e ndershëm të këtij vendi, viktima të këtij pushteti do të jenë në radhë për të rrëzuar këtë qeveri përmes votës. Së bashku do t’ia dalim!", tha Tabaku

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta rrras lala: 15/12/2020 21:40

    Doli vajza e hajdutit balona tabake e po na tregon se si shtetin ta bojm. Në një koh që ne e pam se çfsr bën kta pd kur ishin në pushtet. Vodhën, dogjën, shkatruan, vran e kjo thithlop tabaku pa terzi na tregon se si ti bojm ligjet e shtetit që kjo dhe babai vet të vjedhin me 4 duart e ne të bojm sehir këtë paçavure thithlopën balonën tabake. Pty rac pise.

    Përgjigju
  • tosi: 15/12/2020 21:11

    Oj Tabakhone mos u pref kot. E pe sondazhin italian Piepoli , pra pd ja eshte tek 32% me 25 prill do vazhdoje dhe 8 vjet te tjera endrra jote per tu bere ministre, e ske per tu bere kurr o syneperka e shqupit vetem helm kobre nxjerr nga goja. Nafija shkon tek 0.02% pra iken per lesh ne 25 prill . I shkofsh prapa Nafije fallxhores moj tabakhonja e Tirones.

    Përgjigju
  • Endri: 15/12/2020 20:46

    Mos e thente Zoti i madh te vini ne pushtet ju hajdutat e pangopur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer