Pas publikimit të raportit të organizatës "Transparency International" ka reaguar ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku. Në një deklaratë për shtyp ajo thotë se korrupsioni, siç është evidentuar në këtë raport, është shkaktar i krizës ekonomike në Shqipëri.
Dy janë elementët kryesorë për Shqipërinë në këtë raport, siç i veçoi edhe Tabaku, mosndëshkimi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ligjet e bëra sipas dëshirës. Ligjet preferenciale si ai i Koorporatës së Investimeve.
"Këto 7 vjet, shqiptarët e kanë ndierë në lëkurë dështimin e qeverisjes së Edi Ramës. Një nga dështimet më të mëdha të tij lidhet me korrupsionin. Ky virus ka prekur çdo qelizë të qeverisë, çdo ind të pushtetit, që nga dita e parë në pushtet. Korrupsioni qeveritar, shkaktar për rrënimin e përditshëm të ekonomisë së çdo familje shqiptare, ka marrë përmasa shqetësuese ndërkombëtare. Organizata e specializuar për këtë çështje, Transparency International ngre alarmin se gjatë qeverisjes së Edi Ramës në këto 7 vjet është ngritur një sistem korruptiv, që mund të konsiderohet si kapje e shtetit! Transparency International tregon se korrupsioni ëshët rritur si rezultat i vullnetit politik të Ramës, që ka shkatërruar ekonominë, ka rritur kostot e jetesës dhe na mban peng tek oligarkët dhe larg Bashimit Europian. Analiza e detajuar e Transparency International del në të njëjtin përfundim si opozita dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve, se qeveria shqiptare është thjesht zëdhënësja e oligarkëve, klinetëve dhe e krimit. “Sundimi i ligjit është i minuar vazhdimisht. Motivimi kryesor është kapja e shtetit për përfitime private. Kjo çon në shpërdorim të gjerë të detyrës publike “– thuhet në raport. Dy janë elementët kryesorë për Shqipërinë: mosndëshkimi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ligjet e bëra sipas dëshirës. Ligjet preferenciale si ai i Koporatës së Investimeve, ligji special për teatrin, ligjet që ulin taksa për sektorë si minierat, ndërkohë rrisin taksat për 97% të bizneseve janë qartazi shembuj të kapjes së shtetit" - tha Tabaku.
Ndërsa ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se ky raport hodhi dritë mbi anën më të errët të qeverisë së Ramës dhe konfirmoi pikë për pikë denoncimet në 7 vjet të PD.
"Raporti ka hedhur dritë në anën më të errët të qeverisë së Ramës. Për 7 vite ai nuk ka punuar për qytetarët. Ka punuar për organizata kriminale. Qeveria e Ramës ka lehtësuar punën për trafikun ndërkombëtar të drogës. Ka konfirmuar pikë për pikë atë që ka denoncuar PD këto vite. Janë përmendur emrat që kanë lidhje me shit-blerjen e votës. Vangjush Dako dhe Saimir Tahiri. Këto nuk janë deklaratat tona por të Transparency International. Kjo kapje e shtetit gjatë 7 viteve qeverisje të Ramës po pasuron kriminelët në kurriz të qytetarëve. Raporti ka lajme të këqija për qytetarët për mënyrën se si po abuzohet në Shqipëri. Të gjithë e shohin Ramën si politikan gënjeshtar. Mjaft është mjaft. Qytetarët duan ndryshimin" - tha Alibeaj.
Tabakhonja e Tirones dhe nipi i kriminelit Isa Toska Enkel Alibajga ne delir per kete lajm, nuk vini ne pushtet o mjerane duke nxjerre helm cdo dite nga goja, jeni te mbaruar. Gjigandi Edi Rama i sigurte drejt mandatit te trete.
Përgjigju