Raporti: KQZ shpërdoroi 3 mln
euro për "zgjedhjet elektronike"

Raporti: KQZ shpërdoroi 3 mln<br />euro për
TIRANE- 436 milion lekë të reja u paguan nga qeveria shqiptare për dështimin e zgjedhjeve elektronike në qarkun e Fierit dhe të Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Në raportin vjetor të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ku pasqyrohet e gjithë veprimtaria e institucionit përgjatë vitit 2013, rezulton se një shumë e madhe parash janë paguar nga ana e KQZ për një projekt që dështoi pa nisur ende.

Konkretisht në raport thuhet se: “Pjese e buxhetit të zgjedhjeve për Kuvend 2013, kanë qenë edhe fondet për realizimin e projekteve pilot të teknologjisë, 447 milionë lekë per projektin: verifikimi dhe regjistrimi elektronik i shtetasve në qarkun e Tiranës (SEV) si edhe 232 milionë lekë për projektin: numërimi elektronik në qarkun e Fierit (SEN).

Deri në momentin e vendimarrjes së KQZ-së për mos zbatimin e këtyre dy projekte, në zbatim të kontratave të lidhura me kompaninë përkatese, u paguan përkatësisht: 164.3 milionë lekë nga 232 milionë lekë për projektin SEN dhe 271.5 milionë lekë nga 447 milionë lekë për projektin SEV. Këshilli i Ministrave me VKM nr. 637, datë 31.07.2013, pakësoi fondet e vëna në dispozicion për këto projekte, me diferencën e papaguar deri në momentin e vendimarrjes së KQZ-së: nga 679 milionë lekë në 436 milionë lekë”.

PROBLEMATIKA 
Dështimi i këtyre projekteve nuk kaloi pa një zhurmë dhe valë akuzash nga ana e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë ku sipas saj, këto para u shpërdoruan në mënyrë të pa kriter nga ana e insitcionit. Në raportin e KQZ-së për vitit 2013 bëhet edhe një analizë e kontratave që ishin lidhur me kompaninë spanjolle INDRA për ralizimin e projekteve pilote për zgjedhjet elektronike.

Sipas raportit thuhet se kontrata ndërmjet INDRA-s dhe KQZ-së mund të prishej automatikisht nëse ndryshonte modeli i fletës së votimit, klauzolë kjo që është jo normale pasi KQZ vetë kishte miratuar fillimisht një fletë votimi me 42 subjekte zgjedhore, numër ky që ishte shumë më i vogël se sa numri i partive që u rrezgjistruan në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Kësisoj, komplet kontrata ndërmjet institucionit që administron procest zgjedhore dhe kompanisë që do të sillte pajisjet elektronike duket se ishte paramenduar për të dështuar që në fillimet e saj.

Situata bëhet edhe më kaotike në kontratën që ishte vendosur ndërmjet KQZ dhe INDRA për sistemin elektorin në qarkun e Tiranës ku do të bëhej edhe verifikimi elektronik i zgjedhjeve. Si shkak dështimi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton faktin se kartat e indentitetit të zgjedhësve ishin të dëmtuara dhe për këtë sistemi nuk mund ti verifikonte ata. Veç kësaj, theksohet se vetë sistemi nuk mund të përllogariste orën e votimit, gjë që binte ndesh me Kodin Zgjedhor i cili ka kalauzolat e saj se kur hapen qendrat e votimit dhe kur mbyllen.

Kësisoj të gjitha parat e paguara si dëmshpërblim për aparaturat për qarkune Tiranës duken si të pa vend pasi shkaktari i mosplotësimit të kushteve ishin vet spanjollët. “Në vlerësim të të gjitha këtyre fakteve, të evidentuara nga auditët teknicienë dhe specialistët teknikë të subjekteve zgjedhore në lidhje me sigurinë dhe funksionalitetin e SEV, KQZ çmoi se zbatimi i SEV nuk e përmbushte qëllimin e ligjit për të siguruar verifikimin dhe regjistrimin e pjesëmarrjes së zgjedhësve në ditën e votimit”, thuhet në Raportin e KQZ.

Pra nga sa vërehet nga raportimi i bërë nga KQZ rezulton se parat e paguara për kompninë INDRA për zhgjidhjen e kontratës duket se janë bërë qëllimisht nga ana e KQZ-së pasi mënyra se si ishte hartuar kontrata bie ndesh me sigurinë e zgjedhjeve dhe me pjesëmarrjen e subjekteve zgjedhore, gjë të cilat çonin automatikisht me prishje kontrate ndërmjet të dyja palëve.

Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS