Zbardhet raporti/ Krimet mjedisore nuk shqetësojnë prokurorët! Asnjë i hetuar në vitin 2019 për hedhjen e mbetjeve spitalore dhe inerteve në lumenj

TIRANË- Kush i ndot lumenjtë? Kush i hedh mbetjet e rrezikshme në basenet e tyre? Sa persona janë përgjegjës dhe si menaxhohen mbetjet? Duket se për Prokurorinë shqiptare në volumin e saj të punës as që ka patur kohë dikush të investigojë për këtë rrezik që kthehet në një  ‘‘bombë ekologjike‘‘.

Referuar raportit të kriminalitetit të Prokurorisë së Përgjithshme e cila përfshin hetimet e çdo prokurorie varësie, rezulton se për vitin 2019 procedimet penale për krime ndaj mjedisit kanë qenë 36 të tilla.

Ndërsa persona të dënuar me vendim gjykate janë vetëm 10, dhe vetëm 2 prej tyre me burg dhe të tjerët me gjobë...më pas burgu është konvertuar në shërbim prove.

Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës përgjatë vitit 2018 ka pasur 62 procedime ndërsa në vitin 2019 këto procedime janë përgjysmuar në 36 të tilla. Ndërsa menaxhimi i mbetjeve siç përfshin edhe veprën penale të hedhjes së mbetjeve të rrezikshme përfshi spitaloret apo inertet në basenet e lumenjve përgjatë 2018-ës, Prokuroria në raportin e saj nuk ka asnjë të dhënë dhe në vitin 2019 është zero të proceduar, zero të hetuar e zero të dënuar.

Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për krimet mjedisore

Kjo situatë paradoksale kur basenet e lumenjve ndoten dita-ditës, tregon dhe mosfunksionimin e institucioneve për të vënë para ligjit ndotësit dhe për të ndalur këtë fenomen që përpara se sa prokuroria të reagojë, mbetjet përfundojnë në det.

Jo vetëm në grykëderdhjen e Ishmit në Adriatik, por edhe baseni i përroit të Arbanës ku kamera e Report Tv u ndal një ditë më parë, është treguesi se si mbetjet spitalore përfundojnë në lumenj dhe askush nuk hetohet, procedohet, apo lëviz nga zyrat për të kuptuar se nga vijnë, kush i hedh dhe ku shkojnë paratë që paguhen për trajtimin e tyre.

 

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A...Zh: 11/05/2020 12:29

    Bravo Report TV! Keto jane tema qe duhet te alarmojne e ngrene ne kembe strukturat shteterore e gjithe shoqerine. Djegia, shfrytezimi pa kriter e shkaterrimi i pyjeve; ndotja skandaloze e mjedisit me mbetje urbane e teknologjike; jan krime qe pervec jetes, kercenojne drejtperdrejte sigurine kombetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim