I dënuari me 25 vite burg Lulzim Berisha, vijon të mbajë kontakte me anëtarët e grupit. Raporti i ministrisë së Brendshme i siguruar eksluzivisht nga “Shqiptarja.com” tregon se Lulzim Berisha, mban në mënyrë të paligjshme telefon në burg, dhe nëpërmjet tij mban kontakte të vazhdueshme me kunatin e tij, Plaurent Dervishaj dhe anëtarët e tjerë të grupit si Mirel Fjerza, Mond Çekiçi, Julian Meçaj.
Në raport vihet re një detaj interesant, pasi Berisha i dënuar me 25 vite burg për një sërë krimesh, vuan dënimin e tij në burgun e spitalit në Durrës, ku qëndron i vetëm në dhomën nr.1 në katin e dytë. Nuk dihet nëse Lulzim Berisha vuan nga ndonjë sëmundje, por qëndrimi i tij në këtë burg, përbën shkelje ligjore për administratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi gjykata ka përcaktuar që dënimi i Lulzim Berishës të kryhet në një burg të sigurisë së lartë, pasi është i dënuar me 25 vite burg dhe ka rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ky dënim është dhënë nga Gjykata e Lartë, pasi dy gjykatat e tjera të Krimeve të Rënda kanë dënur Berishën me burgim të përjetshëm. Gjatë vuajtjes së dënimit Berisha ka marrë disa herë lejë nga burgu, ku dhe ka festuar dhe Vitin e Ri në një rast.
/Shqiptarja.com