Raporti/ Mbrojtja e mjedisit, çfarë synimi duhet të arrijë Shqipëria deri në 2030

Raporti/ Mbrojtja e mjedisit, çfarë synimi duhet të arrijë Shqipëria deri në 2030

Foto ilustruese

Mbrojtja e territorit dhe në veçanti e resurseve natyrore e ujore kombëtare paraqitet si domosdoshmëri për zhvillimin e brezit bregdetar. Sipas një raporti të fundit të "United Nations Development Programme", në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Territorit, është ndërtuar një plan, sipas të cilit synohet rritja e shkallëve të mbrojtjes së mjedisit, ndërkohë që propozon paralelisht zhvillimin e ndërlidhjes së tyre përmes mënyrave ekologjike dhe është vënë një target për vendin tonë për ndryshimet që synohen për 10 vite.

Në raport shkruhet se mbrojtja dhe zhvillimi i ekosistemit natyror të brezit bregdetar propozohet të kryhet nëpërmjet ndërlidhjes së zonave të mbrojtura mjedisore, të përbëra nga rrjeti i sistemit natyror të parqeve e zonave të mbrojtura mjedisore si dhe nga rrjeti i sistemit ujor të zonave të mbrojtura mjedisore. Lidhja do të realizohet përmes korridoreve të gjelbra ekologjike, në nivel vendor, rajonal e kombëtar. Plani propozon kufizimin e zhvillimeve në afërsi të rrjedhave e brigjeve lumore, duke mundësuar kështu ruajtjen dhe kthimin e tyre në korridore natyrore peizazhistike, që krahas luajtjes së rolit të kalimeve ekologjike për faunën e vendit tonë përbëjnë edhe një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e eko-turizmit.

Këto korridore duhet të lidhin asetet natyrore të hapësirës bregdetare, duke përfshirë të gjitha zonat e mbrojtura dhe habitatet ekologjike tokësore e detare, rrjedhat lumore, pyjet dhe zonat peizazhistike pjesë apo jo të vendbanimeve urbane e rurale. Përmirësimi i cilësisë së mjedisit dhe aksesit në detet Adriatik dhe Jon, duhet të realizohet nëpërmjet përdorimit të teknologjive pa dëmtuar mjedisin, shkruan revista Monitor.

Target për 2030:

1. Shtimi me 30% i zonave të mbrojtura natyrore si dhe krijimi i rrjeteve të parqeve në nivel vendor dhe rajonal;
2. Krijimi i korridoreve të gjelbër përgjatë 7 lumenjve kryesorë te vijës bregdetare;
3. Reduktimi me 80% i derdhjeve të mbetjeve dhe ndotjes nga qendrat urbane në lumenjtë e brezit bregdetar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë