Raporti: Miloshevic angazhoi
700 agjentë në Kosovë

Raporti: Miloshevic angazhoi <br />700 agjentë në Kosovë
BRUKEL- Ish presidenti serb Sllobodan Miloshevic gjatë regjimit të tij ka patur rreth 2200 agjentë në Balkan të cilët kanë punuar për Shërbimin e Sigurimit Shtetëror Serb.
Në Kosovë Milloshevic kishte angazhuar 700 agjentë, në Maqedoni 150 agjentë, në Kroaci 450, në Mal të Zi 200, në Bosnjë Hercegovinë 350, në Slloveni 150 kurse pjesa tjetër punonin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Rumani, Qipro, Hungari dhe Austri. Të dhënat lidhur me rrjetin e agjenturës së Milloshevicit janë bërë publike në raportin e një forumi i cili është mbajtur këto ditë në Bruksel, ku është shqyrtuar roli i ish-shërbimeve sekrete në Ballkan.
Një pjesë e agjentëve kishin shtetësi të dyfishtë”, thuhej në raportin e ekspertit të njohur serb të OJQ-së “Koop i Kapinic”, Zoran Petrovic.
“Agjentët e Miloshevicit ishin politikanë, punonjës në media, biznesmenë, shkelës të embargos, si dhe zyrtarë të forcave të sigurimit të ushtrisë, policisë, inteligjencës dhe grupe të ndryshme lobuese në favor të Miloshevicit”, nënvizoi Petrovic.
“Një pjesë e agjentëve kishin shtetësi të dyfishtë”, thuhej në raportin e ekspertit Petrovic.
Në këtë Forum kanë marrë pjesë ish-agjentë, përfaqësues nga të gjitha ish shtetet socialiste, tani vende anëtare të NATO-s, përfaqësues dhe ekspertë për siguri, ku qëllimi kryesor ka qenë të analizohet puna e ish-sigurimit shtetëror nga viti 1949 deri në vitin 2010.

Në rezolutën e fundit për Serbinë, më 28 mars 2012, Parlamenti Evropian u bëri thirrje autoriteteve të Beogradit “të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të eliminuar legjitimitetin e ish-shërbimeve sekrete komuniste, si një hap demokratizimi në Serbi” .
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)