“Kërkesat e njerëzimit për burime natyrore nga planeti ynë janë 50 % më shumë se ato çka Toka mund të rinovojë vetë. Me këtë ritëm shfrytëzimi, ne na duhen sot 1,5 planete që të sigurojmë burimet e nevojshme, mbështetur në mënyrën se si konsumojmë burimet natyrore”- citohet ne raportin “Living Planet 2014” të publikuar dje nga WWF dhe disa organizata botërore me emër në fushën e kërkimeve.
Ky tejkalim global i kufijve të shfytëzimit do të thotë, se ne presim shumë më tepër pyll se sa toka mund të rigjenerojë, ne i shfrytëzojmë ujërat e ëmbla më shpejt se sa koha që i duhet planetit për t’i rimbushur ujërat nëntokësore dhe ne lëshojme më shumë CO2 se sa natyra mund të eliminojë.

Raporti i WWF “Planeti i Gjallë” publikohet çdo dy vjet dhe është një tregues globali i gjendjes shëndetesore të planetit tonë. Sipas raportit, numri i popullatave të peshkut, zogjve, gjitarëve, amfibëve dhe zvarranikëve ka rënë me 52% që nga viti1970. Speciet e ujërave të ëmbla kanë pësuar një rënie me 76%, një humbje që është sa dyfishi i humbjes së pësuar në llojet tokësore dhe detare. Shumica e këtyre humbjeve dramatike vijnë nga rajonet tropikale të Amerikës Latine.
Raporti evidenton se më shumë se 200 pellgje lumore, që strehojnë 2.5 miliardë njerëz, përjetojnë mungesa të mëdha të ujit për të paktën një muaj çdo vit. Me afër një miliard njerëz që vuajnë nga uria, raporti tregon se si klima, e kombinuar me ndryshimin e përdorimit të tokës, kërcënon biodiversitetin dhe mund të çojë në mungesa ushqimore të mëtejshme. Pyetjes me vend të qytetarëve: “Pse duhet të shqetësohemi ?”, i jep përgjigje ky proverb i lashtë “Ne nuk e trashëgojmë Tokën nga të parët tanë, por ua kemi marrë hua fëmijëve tanë”.
“Kemi nevojë urgjente për veprime të guximshme globale, në të gjithë sektorët e shoqërisë për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme. Biodiversiteti është një pjesë thelbësore e sistemeve që mbështesin jetën në Tokë dhe barometër i asaj që ne po i shkaktojmë këtij planeti, shtëpisë sonë të vetme,” tha Drejtori i Përgjithshëm i WWF, Marco Lambertini, pas publikimit të të dhënave shqetësuese.

Raporti “Living Planet 2014” shërben si një platformë për dialog mbarëbotëror, për marrjen e vendimeve dhe të veprimeve të qeverive, bizneseve dhe shoqërisë civile në një kohë kritike për planetin. Raporti ofron strategji për mënyrat se si të ruajmë, prodhojmë dhe konsumojnë me zgjuarsi. Ai përfshin shembuj se si komunitetet janë tashmë duke bërë zgjedhje më të mira për të reduktuar gjurmën ekologjike dhe humbjen e biodiversitetit.
Në Azi, raporti tregon se si qytetet kanë gjetur mënyra inovatore për të zvogëluar emetimet e karbonit, integrimin e energjisë së rinovueshme dhe nxitur konsumin e qëndrueshëm. Nga Afrika, raporti sjell shembujt pozitivë se si qeveritë mund të punojnë me industrinë për të mbrojtur zonat e pasura natyrore.
Marrë nga/ATSH
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com