Raporti/ Kosto e të paraburgosurve kalon rrogën mesatare mujore

Kostot që paguan buxheti i shtetit për të paraburgosurit kalojnë nivelin e rrogës mesatare mujore, e cila sipas INSTAT është 521 mijë lekë.

Sipas Komitetit Shqiptarë të Helsinkit çdo ditë një i paraburgosur kushton 2900 lekë dita çka është 1000 lekë më tepër nga rroga ditore e një personi që konsiderohet i mirëpaguar.

"Paraburgimi, kur nuk respektohen standartet ndërkombëtare dhe legjislacioni ynë i brendshëm (Kodi i Procedurës Penale), përveç se rezulton me shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ka gjithashtu një kosto tepër të lartë për buxhetin e shtetit. Kostoja ditore e shpenzimeve për mbajtjen e një të paraburgosuri në sistemin tonë penitenciar gjatë vitit 2019 është 2,910 Lek të reja. Kostoja totale financiare në buxhetin e shtetit, për akomodimin e personave të paraburgosur në vendin tonë për vitin 2019, paraqitet në nivele të larta, përkatësisht rreth 2.29 miliard Lek (të reja)", thuhet në raport.

Për drejtoren e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, përgjegjësia për këtë kosto është e shumë aktorëve, nga policia deri tek gjykata.

"E gjithë kjo kosto është përgjegjësi e shumë aktorëve, duke filluar që nga policia, e cila ndalon dhe arreston dhe më pas kërkon bashkëpunimin e prokurorisë, nga prokuroria e cila ka më pas tendencë për të kërkuar në gjykatë në një masë të konsiderueshme caktimin e arrestit me burg dhe më pas gjykata ku në vërejmë që ka një rol jo pro aktiv , pra një rol pasiv për të korrigjuar shkeljet", tha Skëndaj për Report TV.  

Sipas saj arresti me burg është masa e fundit që duhet të përdoret.

"Ka një përdorim të tepëruar të masës së arrestit me burg, që sipas standardeve ndërkombëtare dhe sipas kodit të procedurës penale duhet të jetë masa e fundit që duhet përdoret. Arresti në burg do të zbatohet vetëm kur  këto masat e tjera janë të papërshtatshme në raport me rrezikshmërinë shoqërore të autorit", deklaroi Skëndaj.

Skëndaj bën apel institucioneve të normalizohet kjo situatë pasi këto para mund të përdoren mësëmiri për arsimim të të rinjve apo punësim të tyre.

"Të gjitha këto para të shpenzuara mund të shkonin për përmbushjen e nevojave të grupeve që janë të margjinalizuara. Arsimi i të rinjve, sepse është një nga arsyet që çon në kriminalitet. Nëse do të investonim me trajnime profesionale që mundëson punësimin e tyre, pasi ka rritje të veprave penale që kanë të bëjnë me vjedhjen. Shkaqet ekonomike kanë cuar të rinjtë për të kryer vepra penale. nëse këto para do të investoheshin në mënyrë strategjike  për punësimin e tyre kjo do të minimizonte edhe punën e organeve të drejtësisë penale që janë të mbingarkuara dhe kostot e shtetit në drejtim të një sistemi që ka të bëjë me mbajtjen dhe akomodimin e këtyre të paraburgosurve", u shpreh Skëndaj.

( Kliko këtu ) Raporti i plotë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 27/05/2020 17:16

    Nxirini të burgosurit , nxirini vetem lek të mos shpenzoni, nxirini se e keni amanet nga ish ambasadori britanik sepse ai u ankua qe në burgjet shqiptare ka plot të denuar me vepra penale të lehta qe duhet të ishin jashte-sipas mendjes së tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë