Raporti për profilin tregtar,
rajoni më mirë se Shqipëria

Organizata Botërore e Tregtisë ka publikuar raportin e fundit për profilin tregtar të 190 ekonomive të botës, mes tyre edhe të Shqipërisë.
 
Raporti i publikuar për vitin 2017 përshkruan eksportet, importet dhe gjithçka tjetër me ekonominë e një vendi në cdo sektor.
 
Shqipëria pozicionohet e 131 në botë për eksportet, ndërsa e 126 për importet, për shërbimet tregtare renditmi në vendin e 99.
 
Në raportin e fundit vendet e rajonit në disa aspekte paraqiten më mirë se Shqipëria, përveç Malit të Zi.
 
Serbia është më mirë se Shqipëria në të katër indikatorët kryesorë, ndërsa Maqedonia vetëm për import-eksport, por pas për shërbimet tregtare.
 
Kosova nuk është marrë në analizë nga Organizata Botërore e Tregtisë. Në fundjavë në Durrës u zhvillua një takim informal me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor për një zonë ekonomike, e cila do të lehtësonte shkëmbimet tregtare. 

%u200BRaporti
Raporti per Shqiperine

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet