Raporti për Skënderbeun, FSHF:
Presim zbardhjen e vendimit të CAS

Raporti për Skënderbeun, FSHF:<br />Presim zbardhjen e vendimit të CAS
Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas publikimit të raportit të UEFA mbi skandalin e trukimit të ndeshjeve nga Skënderbeu.

FSHF bën me dije se do të pritet vendimi i arsyetuar i CAS për të marrë një vendim të përbashkët e të konsultuar mbi ekipin e Skënderbeut.

Sipas FSHF, faksimilja e botuar sot është pergjigja e UEFA-s për vendimin e Komisioneve të saj. UEFA është një institucion dhe CAS një institucion tjetër krejtësisht pa asnjë lidhje me njëri- tjetrin, deklaron FSHF.

Reagimi i FSHF

Pas apelimit që ekipi i Skënderbeut bëri ndaj vendimit të UEFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), u mor dhe vendimi final i cili dënoi ekipin e Skënderbeut nga pjesëmarrja në kupat e Europës për një vit. Menjëherë pas këtij vendimi FSHF është konsultuar me organet juridike të UEFA-s mbi hapat e metejshem që duheshin marre, pasi ishte një situate e pajetuar më parë qoftë për FSHF, por dhe vete UEFA-n. Pas ketyre konsultave u arrit në përfundimin që do të pritej të publikohej vendimi i arsyetuar nga CAS, dhe me pas organet perkatese te UEFA-s dhe FSHF-se do të rikonsultoheshin për të arritur në një vendim të përbashkët mbi ekipin e Skënderbeut. Deri me sot ky vendim i arsyetuar i CAS, nuk është zbardhur, dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht në faqen zyrtare të CAS ku publikohen të gjithë vendimet e saj. Faksimilja e botuar sot është pergjigja e UEFA-s për vendimin e Komisioneve të saj. UEFA është një institucion dhe CAS një institucion tjetër krejtësisht pa asnjë lidhje me njëri- tjetrin. 


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron