Raporti për korrupsionin: Trafikimi i drogës, aktiviteti më fitimprurës për krimin në Shqipëri

Raporti i fundit i Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar deklaron se të ardhurat nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin janë burimi kryesor  i të ardhurave të paligjshme në  Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Një nga problemet më të mëdha me të cilat ndeshen vendet është korrupsioni, pavarësisht nga miratimi i masave anti-korrupsion dhe pro-transparencë në të tre vendet, ai vazhdon të jetë një nga burimet kryesore të prurjeve të paligjshme, dhe një pengesë e madhe për parandalimin e tyre.

Sipas raportit  të ardhurat më të shumta të krimit në RMV, vijnë si pasojë e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. “Megjithë përpjekjet e shumta anti-korrupsion, ky problem mbetet shumë i përhapur në formën e ryshfeteve për favore e shërbime, që duhet të jetë forma më e lehtë për t’u eliminuar. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një traditë tolerance ndaj korrupsionit dhe pushtetit të dobët të ligjit” thuhet në raport.

Në Shqipëri, trafikimi i drogës ka qenë aktiviteti më fitimprurës për grupe kriminale nga Shqipëria, gjatë 30 viteve të fundit.  “Kanabisi krijon fitime të paligjshme nëpër të gjithë zinxhirin, që nis nga fshatarët që kultivojnë bimën deri tek grupet e krimit të organizuar që e trafikojnë dhe e shesin në vendet e BE-së. Sidoqoftë, fitimet nga trafikimi i kokainës janë shumë më të mëdha, deri në 20,000 euro për kilogram“.

Sipas investigimeve të fundit tregojnë se 300 milionë euro humbasin çdo vit nga abuzime me procedurat e prokurimeve publike, që do të thotë gati 45 për qind të vlerës totale të kontratave publike që u akorduan gjatë vitit 2019. Ekspertët përmendin si burim të ardhurash  të paligjshme edhe nën faturimin e mallrave dhe shërbimeve. Një problem tjetër sipas tyre është përdorimi i gjerë i pagesave me para në dorë, pasi ato krijojnë mundësi për infiltrimin prurjeve të paligjshme në sektorë të ndryshëm  në ekonomitë informale të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, dhe veçanërisht Kosovës. 

Edhe në Kosovë situata paraqitet e njëjtë pasi komponentit kryesor i të ardhurave të paligjshme është korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Për Kosovën raporti thekson se, ndërtimi i rrugëve është një nga sektorët më të ekspozuar ndaj korrupsionit me kontrata publike. Raporti thekson se është e nevojshme rritja e bashkëpunimit mes grupeve të ndryshme dhe kohezioni i politikave./ Përgatiti Suada Mehmetaj

(Kliko këtu për të lexuar prurjet financiare të paligjshme në shqipër)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja