Raporti për Shqipërinë/ Brukseli: Pagat në sektorin privat u rritën me 15% brenda një viti

Një vlerësim pozitiv i është bërë në përgjithësi ekonomisë shqiptare nga Komisioni Evropian. Në raportin tremujor për ekonomitë e vendeve kandidate dhe në proces aderimi në BE, Direktorati Ekonomiko-Financiar i KE mendon se parametrat kryesorë të Shqipërisë janë në rrugën e duhur.   

Sektori real

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë u rrit të paktën 4.5 për qind në shkallë vjetore në tremujorin e tretë të vitit 2018, pasi u rrit mesatarisht 4.3% edhe në gjashtë muajt e parë, thuhet në raport. Konsumi privat gjithashtu pësoi një rritje në masën 3.9 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që shpenzimet e qeverisë ndoqën tendencën rënëse, me një ulje prej 2.4 përqindësh në shkallë vjetore. Krijimi i kapitalit bruto pati një rritje në masën 5.4 për qind ndaj 2017-ës, pasi ishte ngadalësuar në 3.3 për qind gjashtë muajt e parë të vitit në vazhdim.

Në aspektin e kërkesës, konsumi privat mbeti faktori që kontribuoi më fuqishëm gjatë tremujorit të tretë (3.1%), ndjekur nga importi dhe investimet. Ndonëse eksporti i mallrave regjistroi një rritje shumë të madhe, në masën 16% në tre tremujorët e parë të 2018-ës, kjo nuk mund të lejë pa nënvizuar faktin e një rritjeje të ndjeshme të importeve, ndikuar nga pasoja e një rënieje në eksportet e shërbimeve. Në tërësi, tendenca e eksporteve neto ishte 1.5 për qind më e ulët se rritja ekonomike. Eksportet ruajtën pjesën e tyre në Prodhimin e Brendshëm Bruto prej 38 përqindësh, ndërsa importet ishin sa 50% e PBB-së, pak më të ulta se në tremujorin e tretë të vitit 2017.         

Prodhimi i elektricitetit dhe industria përpunuese, të cilat kishin kontribuar në mënyrë të veçantë në rritjen e PBB-së gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, ngadalësuan rritjen, nga 20%, në 15% në tremujorin e tretë. Në të kundërt, sektori i ndërtimit u kthye në një rritje të fuqishme dhe të gjitha shërbimet, me përjashtim të informacionit dhe komunikimeve, vijuan zgjerimin.

ekonomia.jpg" style="height:872px; width:780px" />

Tregu i punës  

Tregu i punës pasqyroi zgjerimin aktual ekonomik. Në tremujorin e tretë punësimi i përgjithshëm mbeti tek rritja 1.8% në shkallë vjetore për moshat 15-64 vjeç, ndërkohë që punësimi në sektorët jo-bujqësorë u rrit madje 26% në shkallë vjetore.

Papunësia e përgjithshme ra me 1.35% krahasuar me një vit më parë, në nivelin e 12.6 përqindëve, niveli më i ulët që nga viti 2012. Papunësia tek të rinjtë mbetet e lartë, por në mënyrë të vazhdueshme është ulur nga kulmi i arritur në vitin 2015 me 34%. Në tremujorin e tretë për moshat 15-29 vjeç papunësia ishte 23.1%, me 3% ulje krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, mbetet hendeku mes meshkujve e femrave, ku të parët kanë përfituar më shumë nga punësimet e reja.

Ndërkohë, pagat në sektorët privatë patën një rritje të ndjeshme më 15% gjatë një viti mesatarisht, kurse pagat në sektorin publik u zvogëluan në tremujorin e tretë krahasuar me të njejtën periudhë të 2017-ës.

Sektori i jashtëm

Deficiti mesatar i llogarisë korrente vijoi të ngushtohet, nga 6.6% në tremujorin e dytë, në 6% gjatë të tretit. Kjo pasqyron pakësimin e importit dhe një rritje të eksporteve, të shoqëruar nga forcimi i lekut. Në të njejtën kohë, deficiti tregtar i mallrave u ul sërish me 1%, në nivelin 21.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Remitancat kanë qenë në rritje vetëm 2.5% në shkallë vjetore, pasi u rritën 10% gjatë tremujorit të dytë.

Investimet e huaja direkte u rritën sërish krahasuar me një tremujor më parë, por ishin 92% më të ulta se në tremujorin e tretë të vitit 2017. Por këto investime mbeten burimi më i madh i financimit të deficitit të llogarisë korrente.

Borxhi i jashtëm bruto ishte 8 miliardë euro, duke shënuar ulje.

Ndërkohë, rezervat e huaja valutore u rritën sërish fuqishëm në masën 17.4%, në nivelin e 3.35 miliardë eurove, që mbulojnë 6.7 muaj importe të mallrave dhe shërbimeve.

Zhvillimet fiskale

Në nëntor 2018 të ardhurat nga taksat u rritën 5.1 për qind në shkallë vjetore, duke qenë 1.2% më të ulta se planifikimi. Taksat doganore, por edhe TVSH patën ndikim negativ nga mbivlerësimi i lekut. Po këhstu, akcizat dhe grantet ishin më të ulta se plani, por edhe më të ulta se rezultatet e vitit 2017. Ndërkohë, nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi fitimin u arrit të mbuloheshin një pjesë e këtyre mosrealizimeve.

Shpenzimet buxhetore në total gjatë 11 muajve ishin 6.5 për qind më të ulta se planifikimi, kryesisht si pasojë e mungesës së realizimit të projekteve në kohë. Në 11 muaj u arritën të shpenzoheshin vetëm 66 për qind e shumave të parashikuara për investimet publike, ndërkohë që një vit më parë kjo shifër ishte në nivelin 69%. 

Në të kundërt, bashkitë e tejkaluan me 6% shpenzimin e tyre buxhetor.

Borxhi publik u zvogëlua në 67 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të shtatorit, nga 70 për qind në fund të vitit 2017.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja