Raporti për terrorizmin, SHBA: Irani planifikoi sulme, e përgëzojmë Shqipërinë që largoi ambasadorin

Raporti për terrorizmin, SHBA: Irani planifikoi sulme, e përgëzojmë Shqipërinë që largoi ambasadorin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vendeve për Terrorizmin, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në raport vlerësohet se Shqipëria vazhdoi mbështetjen e saj të fortë ndërkombëtare. DASH thekson se kërcënimi i terrorizmit në Shqipëri vjen nga të kthyerit nga Iraku dhe Siria dhe përpjekjet për të radikalizuar rininë shqiptare.

SHBA-ja thotë se Irani kishte planifikuar sulm terrorist në Shqipëri, por Tirana zyrtare dëboi dy zyrtarë, mes tyre ambasadorin (lexo ketu lajmin per celulen qe u godit). "Në dhjetor, Shqipëria dëboi dy zyrtarë iranianë, përfshirë ambasadorin në Shqipëri në përgjigje të një komploti të sponsorizuar nga Irani për të kryer një sulm terrorist në Shqipëri" thuhet në raport.

Më pas raporti ndalet te zbatimi i reformës në drejtësi. "Reforma kushtetuese dhe ligjore për gjyqësorin janë duke u zhvilluar, duke filluar nga verifikimi i 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë për korrupsion, aftësitë dhe lidhjet me krimin e organizuar. Pritet që të ngrihet SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit" vijon më tej raporti.

Shqipëria vazhdon të përfitojë nga programet e asistencës së financuara nga qeveria amerikane për trajnimin e prokurorëve, zyrtarëve të zbatimit të ligjit, hetuesve financiarë, analistëve të zbulimit dhe gjykatësve. Megjithë përpjekjet për parandalimin e financimit të terrorizmit, përmendet konkluzioni i MONEYVAL, organ i Këshillit të Evropës, që e vlerëson Shqipërinë me “efektshmëri të ulët” në tre drejtimet kryesore të financimit të terrorizmit: konfiskimin, hetimin dhe shtrirjen e sanksioneve financiare.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar raportin në faqen zyrtare duke përgëzuar Shqipërinë për përpjekjet.  “Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgëzon Shqipërinë për përpjekjet e shtuara në forcimin e sigurisë kufitare, ndalimin e suksesshëm të terroristëve të njohur apo të dyshuar, si dhe për hapat drejt përmbushjes së plotë të rezolutës 2396 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për të përmirësuar kontrollin e pasagjerëve që hyjnë në Shqipëri në rrugë ajrore”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin