Raporti për terrorizmin, Shqipëria
vendi i 4 në Ballkan më i rrezikua

Në raportin e publikuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe në Indeksin Global të Terrorizmit për vitin 2016, Shqipëria renditet në vendin e 92, ndërsa Kosova e 70 në listën e vendeve më të rrezikuara.
 
Në listën që përfshinë 143 vende Bosnjë e Hercegovina radhitet në vendin e 62, Maqedonia është e 78, Mali i Zi është i 117, Serbia është në vendin e 121.
 
Shqipëria është vendi i katërt në rajon më i kërcënuar nga terrorizmi.
 
Vendet më të rrezikuara sipas raportit janë Iraku, Afganistani, Nigeria, Pakistani dhe Siria.
 
Sa i takon Evropës, shteti më i rrezikuar nga terrorizmi është Franca, e cila është radhitur e 29.
 
Nga Shqipëria mendohet se janë mbi 100 persona që kanë luftuar përkrah ISIS-it, ndërsa disa janë arrestuar dhe dënuar.
 
Pak ditë më parë në Shkodër u arrestuan 4 persona për lidhje me ISIS, pasi kishin planifikuar një sulm ndaj ekipit të Izraelit në stadium.
 
Edhe në Kosovë janë arrestuar disa anëtarë të kësaj celule që vepronte me urdhër të Lavdrim Muhaxherit në Siri.
 
Përsa i përket raportit të publikuar sot, thuhet se në 2015 kanë humbur jetën 29 mijë e 376 persona, numri i vdekjeve ka rënë për 10% në vitin 2015 krahasuar më vitin 2014.
 
 


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti