Raporti/ Kush janë imigrantët që jetojnë në Shqipëri, kryesojnë evropianët, pas tyre vijnë aziatikët, e më pas afrikanët

Raporti/ Kush janë imigrantët që jetojnë në Shqipëri, kryesojnë evropianët, pas tyre vijnë aziatikët, e më pas afrikanët

Foto ilustruese

Gjatë katër viteve, nga 2019 deri në 2022-shin, numërohen 20 268 shtetas të huaj me qëndrim në Shqipëri, të cilët vijnë kryesisht për të punuar, si studentë, por edhe si azilkërkues.

Shifrat, janë rezultat i një analize të qeverisë të bërë nga Ministria e Brendshme, për migracionin, ndërsa të dhënat janë marrë nga Regjistri Elektronik për të huajt.

Gjatë 2019–2022, 78.3% e imigrantëve të rregullt ishin evropianë, 10.4% afrikanë, 5.6% aziatikë dhe 5.5% amerikanë.

Sipas të dhënave numri i përgjithshëm i shtetasve të huaj që qëndrojnë në Shqipëri ka mbetur përafërsisht në nivelin 0,45% të popullsisë në Shqipëri.

‘Numri i përgjithshëm i migrantëve nga viti 2019–2022 është rritur me 11.5%’- thuhet në raport. Sa i takon gjinisë, nga kontinenti evropian dominon gjinia mashkullore, duke përfaqësuar një numër pothuajse dy herë më të madh sesa femrat.

Për vitin 2022, nga imigrantët evropianë, rreth 33.3% ishin italianë, 12.9% ishin turq, 34.7% ishin nga Kosova. Rreth 58.1% e imigrantëve aziatikë ishin nga India dhe 21% nga Kina. Imigrantët nga SHBA-ja përbënin 73.3% të emigrantëve të kontinentit amerikan, ndërsa kanadezët 26.7%, duke shënuar një rritje nga vitet e mëparshme. Nga vendet afrikane, 41.1% ishin nga Egjipti dhe 27.7% nga Siria.

Në grupin e shtetasve të huaj nga Afrika dhe nga Azia me qëndrim në Shqipëri, përgjatë vitit 2022, 764 imigrantë ishin nga Turqia, 373 nga India, 171 nga Siria, e 111 nga Afganistani.

Sipas motiveve të qëndrimit, numrin me të madh të të huajve e përbëjnë ata që qëndrojnë në Shqipëri për arsye punësimi, me afat mbi 12 muaj. Ata janë kryesisht meshkuj dhe përqendrohen më së shumti në qytetin e Tiranës.

‘Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në tregun shqiptar të punës ka ardhur në rritje. Tirana ka numrin më të madh të të huajve që punojnë, ndjekur nga qarqet e Durrësit dhe të Vlorës. Të huajt punojnë kryesisht si punëmarrës dhe një kategori më e vogël si të vetëpunësuar, dhe/apo si investitorë. Punonjësit me shtetësi të huaj hyjnë në tregun vendës të punës në ata sektorë ku punëdhënësit nuk arrijnë të gjejnë fuqi punëtore në vend. Sektorët kryesorë janë teknologjia e informacionit dhe e komunikimit, industria përpunuese dhe nxjerrëse dhe tregtia me shumicë e pakicë, sektorët e ndërtimit dhe e aktiviteteve të shërbimeve të tjera.’- thuhet në raport.

Sa i takon gjinisë, në të gjitha vitet duket se mbizotërojnë lejet e qëndrimit të lëshuara për meshkujt krahasuar me femrat.

Sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), gjatë vitit 2022, u pranuan dhe shqyrtuan 10 143 kërkesa për leje qëndrimi nga shtetasit e huaj. Të dhënat sipas grup-moshave tregojnë se ka një rritje të të huajve me qëndrim në vend mbi moshën 30–39 vjeç. Kryesisht kërkesat për azil janë për bashkim familjar, punësim, humanitar si dhe studime.

Ashtu si shumica e personave me leje qëndrimi, edhe pjesa më e madhe e aplikantëve të rinj janë përqendruar në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Lidhur me shtetasit ukrainas, të cilët janë trajtuar me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, numri është rritur nga 17 në vitin 2019, në 26 në vitin 2022.

1707782823_huajt.png

 

1707782845_shtet.png

 

 

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olsi: 12/02/2024 16:28

    Europianet jane te mireseardhur, te tjeret jo.

    Përgjigju
    • A...Zh: 12/02/2024 17:40

      Olsi, ashtu thua? Po amerikanet e kanadezet psh? Apo vetem ne te shkojme atje?

    • Europianët: 12/02/2024 16:57

      Janë indiane

  • Emii: 12/02/2024 15:31

    Rraca ma e paster ne europ iku per lesh

    Përgjigju
    • Or tej: 12/02/2024 23:49

      Iken arianet me Adolfin or teeeejjjjj

    • Deni: 12/02/2024 17:25

      Emi,te gjithe rracat keshtu mendojne…qe jane rraca me e paster…!!!!

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcon sigurinë dhe rolin e Shqipërisë baza e NATO-s në Kuçovë?



×

Lajmi i fundit

Gjermania vlerëson angazhimin e Malit i Zi ndaj reformave evropiane

Gjermania vlerëson angazhimin e Malit i Zi ndaj reformave evropiane