Drejtoria Juridike e
KQZ, në një relacion të përgatitur për anëtarët e KQZ, konstaton se edhe Partia Socialiste nuk ka deklaruar shpenzimet për zhvillimin e fushatës të kandidatëve të saj apo për materiale propagandistike. “Gjithashtu referuar opinionit të ekspertëve të licencuar, në lidhje me shpenzimet e fushatës rezulton se Partia Socialiste nuk ka deklamuar shpenzimet për zhvillimin e fushatës të kandidatëve të saj apo për materiale propagandistike në zyrat elektorale në kundërshtim me nenin 24/3, pika 1 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017.
Mosdeklarimi i shpenzimeve të fushatës për kandidatët konsiderohet mosdeklarim i shpenzimeve të partisë politike”, thuhet në relacionin e KQZ. Në relacion konstatohet se mitingjet e PS në disa bashkia kanë kushtuar më shumë se sa ka deklaruar ky subjekt politik. “Nga shqyrtimi i rezultatit të monitorimit për aktivitete e zhvilluara nga Partia Socialiste në: Bashkinë Sarandë, datë 17.06.2017, Bashkinë Fier datë 19.06.2017, Bashkinë Kashar, datë 19.06.2017, Bashkinë Paskuqan, datë 20.06.2017, Bashkinë Gramsh datë 20.06.2017, Bashkinë Durrës datë 21.06.2017, Bashkinë Kavajë, datë 22.06.2017, Bashkinë Tiranë, datë 22.06.2017, rezulton se të dhënat e deklaruara për shpenzimet e aktiviteteve nga monitori mi me të dhënat e deklaruara nga partia politike, kanë mospërputhje”, vijon relacioni.
Nga ana tjetër, në relacion thuhet se nga shqyrtimi i raportit të monitorimit rezulton se në Bashkinë Elbasan dhe Bashkinë Librazhd është evidentuar afishim i materialeve propagandistike ne kundërshtim me Nenin 24/2, pika 5 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017. Në Bashkinë Tepelenë (4 zyra), Bashkinë Memaliaj (1 zyrë), Bashkinë Përmet (1 zyrë), Baskinë Dropull (1 zyrë), nga monitorimi i ekspertit kontabël rezulton se numri i zyrave elektorale, është më i madh (në total 7 zyra) se numri i zyrave elektorale të cilat Partia Socialiste ka deklaruar ne Raportin Financiar dhe ka të justifikuar me dokumentacionin financiar.
Shpenzimet
Drejtoria Juridike e KQZ, në një relacion të përgatitur për anëtarët e KQZ, konstaton se edhe Partia Socialiste nuk ka deklamuar shpenzimet për zhvillimin e fushatës të kandidatëve të saj apo për materiale propagandistike.
Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.3%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3340
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44